Nëse realizimi i një shtatzënie ka qenë një sfidë e madhe për ju e partnerin tuaj, duhet të dini që nuk jeni vetëm. Rreth 10 – 15 % e çifteve vuajnë nga infertiliteti.
Infertiliteti përkufizohet si pamundësia për të konceptuar një shtatzëni, pavarësisht marrëdhënieve seksuale të pambrojtura për të pakten një vit rresht, ose 6 muajsh në disa rrethana.
Shkaqet e infertilitetit femëror janë:
- Çrregullime të ovulacionet ose prodhimit të vezëve
- Çrregullime të formës apo strukturës së mitrës apo qafës së saj
- Infeksionet seksualisht të transmetueshme që sjellin ndryshime në cilësinë e mukusit
- Bllokime të tubave fallopian nga salpingitet apo inflamacioni i tubave
- Ngjitjet pelvike të shtresave të barkut
- Menopauza e parakohshme, para moshës 40 vjeç
- Sëmundje të tiroides, si: hiper dhe hipoprodhimi