Thatësia
Një nga shenjat e para të vaginës së sëmurë është ndjenja e thatësisë. Gjithkush ndjen thatësi në vaginë herë pas here. Nëse nuk jeni ende në menopauzë, nuk duhet ta keni këtë ndjesi gjatë gjithë kohës. Disa shkaqe të zakonshme të thatësisë në vaginë përfshijnë: ankth, ilaçe specifike, ndryshime hormonale dhe agjentë irritues.
Djegia dhe kruarja
Një tjetër nga shenajt paralajmëruese të vaginës së sëmurë është një ndjesi konstante djegieje dhe kruarje. Këto ndjesi tregojnë prani infeksionesh në vaginë, të cilat ndikojnë në shëndetin seksual. Infeksionet mund të shkaktohen nga kontaminimi i vaginës prej mikroorganizmave që nuk janë normale për florën bakteriale të saj ose nga dëmtimi i florës prej përbërësve ose kimikateve në detegjerntë, kontraceptivë, kremra etj., të cilët ndryshojnë balancën e baktereve dhe aciditetit të vaginës.
Shtim sekrecionesh vagiinale me ngjyrë dhe erë jo normale
Sekrecionet vaginale janë një mekanizëm natyral i trupit për të mbajtur vaginën tuaj të lubrifikuar dhe për të nxjerrë bakteret e elemente të tjera të dëmshme. Sekrecionet vaginale konsiderohen normale kur janë të bardha ose me ngjyrë të qartë dhe pa erë. Sekrecionet e kuqe ose kafe që shfaqen pas një periudhe menstruale shpesh nuk përbëjnë diçka serioze.
Gjakderdhja gjatë/pas marrëdhënieve seksuale
Gjakderdhja te gratë e çdo moshe mund të jetë tregues i një infeksioni vaginal
Flluska ose të ënjtura
Këto shenja mund të shfaqen kudo në vaginë por kryesisht afër klitorisit. Shpesh kanë ngjyrë kafe të errët ose të zezë, por mund të jenë gjithashtu të kuqe, të bardha ose rozë.
Atrofi vaginale
Nëse trupi prodhon më pak estrogjen nga se kërkohet, vagina juaj bëhet e thatë, e hollë dhe e skuqur. Kjo gjendje njihet si atrofi vaginale. Shenja më tipike e atrofisë vaginale është dhembja gjatë marrëdhënieve seksuale.
Urinim i dhimbshëm
Urinimi i dhimbshëm zakonisht lidhet me infeksionet e traktit urinar dhe është gjithashtu një shenjë e rëndësishme e një infeksioni vaginal, si vaginoza bakteriale ose infeksioni./GazetaShneta/