Mendoni për testikujt tuaj si një fabrikë ku bëhet sperma. Ju dëshironi që fabrika të prodhojë një produkt të nivelti të lartë, kështuqë duhet të bëni zgjedhje të zgjuara.
Disa faktorë që lidhen me pjellorinë janë jashtë kontrollit tuaj. Por do të habiteni se sa fuqi keni mbi shëndetin dhe gjallërinë e spermës tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Sperma është një dritare për shëndetin tuaj të përgjithshëm, zgjedhjet e stilit të jetës që bëni ju kanë një ndikim të madh në cilësinë e saj.
Mos përdorni duhan
Duhani ul numërimin e spermës dhe e bën spermën tuaj më pak të lëvizshme. Provat tregojnë se ajo mandje mund të gërryjë ADN-në në spermën tuaj dhe ju vë në rrezik për infertilitet dhe partnerin tuaj në rrezik për abort.
Hani shëndetshëm
Shmangni ushqimet që janë të ngarkuara me sheqer dhe ushqime të përpunuara. Në vend të kësaj hani ushqime të freskëta dhe natyale. Frutat dhe perimet janë veçanëisht të mira sepse antioksidantët dhe vitaminat e tyre, kanë efekt pozitiv në pjellorinë.
Punoni në trupin tuaj
Për një shëndet më të mirë të spermës, bashkoni ushqimin tuaj me ushtrime për tonifikimin e muskujve. Aftësia e trupit tuaj për të bërë spermë varet nga përdorimi i duhur i hormoneve dhe indi indyror mund të ndryshojë në të vërtetë atë përzierje.
Pini për raste të caktuara
Përdorimi i tepërt i alkoolit dhe varësia e alkoolit mund të bëjnë që hormonet e trupit tuaj të ndryshojnë, së bashku me shumë probleme të tjera shëndetësore.
Mos përdorni marihuanë
Ka shumë arsye për të mos pirë marihuanë. Por mbi të gjitha, marihuana mund të ndyshojë ndjeshëm nivelet e hormoneve në trupin tuaj për keq dhe për të ulur numin e spermës tuaj.
Mos abuzoni me testosterone
Një numër në rritje i burrave përdorin testosterone, si një ilaç për përmirësimin e përformancës ose nën mbikëqyrjen e mjekut. Nëse po planifikoni një familje, mos e përdorni. Përdorimi i testosteronit në të vërtetë mbyll prodhimin e trupit tuaj të hormonit, i cili më pas mbyll prodhimin e spermës.
Mos bëni vaska të nxehta
Ndihet mirë për muskujt por ekspozimi i testikujve tuaj në nivel të lartë të nxehtësisë në një vaskë të nxehtë ose sauna mund të çojë në probleme të fertilitetit./GazetaShneta/