Menjëherë vërehet nëse diçka nuk shkon mirë me trupin tuaj, veçanërisht me zonën tuaj intime e cila jep sinjale herë pas here për infeksione të ndryshme.
Megjithatë, ekzistojnë disa lloje të ndryshme të infeksioneve vaginale që kanë këto simptoma përafërsisht të njëjta: dhimbje, kruarje, rrjedhje të pazakontë dhe erë të dyshimtë.
Këto janë disa prej infeksioneve të rrezikshme që ju duhet t’i dalloni, dhe të merrni shërbimin e duhur mjekësor, transmeton Gazeta Shneta.
Infeksionet maja janë vetëm të pakëndshme për shkak të erës, përndryshe nuk kanë ndonjë efekt negativ në shëndetin tuaj.
Vaginoza bakteriale ndodh kur sasia e baktereve të quajtura laktobacill është shumë e ulët. Qumështi dhe laktobacilli, janë prezente në vaginë, por ku pakësohen atëherë fillojën problemet e shumta.
Klamidia dhe Gonorrhea janë sëmundje që transmetohen seksualisht, prandaj duhet kërkuar ndihmën e mjekut sapo të vëreni ndonjë aromë apo të ngjashme.
Po ashtu janë disa infeksione të shkaktuara nga viruset e ndryshme zakonisht virusit herpes që shkakton plagë dhe lëndime në organet gjenitale./Gazeta Shneta/