Kruarja vaginale është një simptomë e zakonshme që ndodhë tek shumica e grave.
Infeksioni maja
Infeksioni më i zakonshëm që shkakton kruarje vaginale është infeksioni i majave. Ky infeksion është shumë i zakonshëm dhe ndodhë tek çdo e treta grua. Simptomat kryesore të tij janë kruarje vaginale dhe shkarkim i trashë.
Trikomoniasis
Ky është infeksioni më i zakonshëm i transmetuar seksualisht. Kur kjo ndodh ka kruajtje, djegie, ndryshim në shkarkim ose çarje të jashtme në lëkurë.
Irritim
Kjo mund të ndodh për shkak se lëkura juaj irritohet për shkaqe të pëlhurave të ndryshme. Largoni sapunet aromatike dhe mos i lini vaginat me lagështi.
Vaginoza bakteriale
Ndërsa ky infeksion vaginal mund të shkaktojë kruajtje, simptoma dalluese e vaginozës bakteriale është shkarkesa. Nëse vëreni që keni shumë shkarkim atëherë konsultohuni me mjekun tuaj.
Herpes
Atëherë kur keni herpes gjenital keni edhe kruarje dhe urinim të dhembshëm por simptomat mund të mos jenë aq të rënda sa mendoni.
Depilimi
Kur depiloheni, qimet mund të rriten nën lëkurë dhe kjo mund të shkaktoj kruarje vaginale.
Hormonet
Nëse jeni pas menopauzës, burimi i kruajtjes mund të jetë që vagina juaj po ndryshon së bashku me hormonet tuaja. Përkatësisht, një rënie e estrogjenit mund të holojë shtresën mukoze në vaginën tuaj. /GazetaShneta/