Duke filluar nga vendi i gjashtë, le të zbulojme se cilat janë sekretet e disa nga vendeve më të shëndetshme në botë?
6. ANDORA
Kryeqyteti i Andorres eshte i vendosur në Malet Pirenej, i kufizuar me Spanjen dhe Francen dhe kombi i gjashte me i vogel në bote. Nje vend i influencuar kryesisht nga Franca dhe Spanja, te dyja keto vende që adhurojne ushqimin dhe veren, nuk eshte per t’u habitur që njerezit jane me shendetshem. Andorra eshte nje atmosfere me nivel te ulet stresi. Industria e turizimit ben qe njerezit te mos vuajne nga ekonomia dhe te jetojne mire, dhe do te vazhdojne te jetojne mire në vazhdimesi. Me nje akses në lojrat dimerore, kulture dhe 75% kujdes shendetsor falas, nuk eshte çudi që Andorrasit jane në vendin e 6 si nje nga vendet me te shendetshme në bote. Pritshmerite e jetëgjatësise: 82.72 vjeç
5. SAN MARINO
Republika e San Marinos eshte e vendosur në pjesen me te madhe verilindore te Gadishullit Italian. Krenohet me klimen Mesdhetare dhe Kontinentale, me ushqimin e mire dhe kulturen e veres. Nje nga shtetet sovrane me te vjetra e me rezistuese ndaj koherave në bote, me popullsine me te vogel dhe vendi i 3-te me i vogel në Keshillin e Europes. San Marino u themelua nga murgjit ne Vitin 301 dhe eshte gjithashtu nje nga vendet me te pasura në bote me nje ekonomi te larte dhe me shkallen me te vogel te papunesise në bote. Pozicioni i tij i ngritur dhe i rrethuar nga nje varg malesh në te majte dhe detin Mesdhe në te djathte, nuk ka se si nje njeri te mos jete i shendetshem dhe i lumtur në nje vend te tille. Pritshmerite e jetegjatesise: 83.24 vjeç.
4. MAKAU
I vendosur në Gadishullin Makau, në perendim te Hong Kong-ut, në jug te Guan Dong dhe në veri te Detit Kinez Juglindor. Makau eshte nje vendet me popullsine me te dendur në bote si dhe nje nga me te pasurat. Shperthimi i industrise se turizimit dhe lojrave te fatit bejne që Republika e Makaut te jete nje nga vendet me fuqine blerese me te fuqishme në bote dhe në vitin 2013 u rendit në vendin e 14-te në indeksin e zhvillimin njerezor, që do te thote se Makau eshte i vetmi vend aziatik qe shquhet per mireqenie, me nje menyre jetese shume te mire dhe jetegjatesi, edukim dhe te ardhura per fryme, te gjithe keto tregues te nje shoqerie te shendetshme dhe te lumtur. Njerezit që jetojne ne Makau kane çdo gje që ju nevojitet per te jetuar me gjate dhe me shendetshem. Pritshmerite e jetegjatesise: 84.51 vjeç.
3. SINGAPORI
Republika e Singaporit eshte nje lider boteror në te gjitha sferat e finances dhe eshte nje qytet-ishull në Juglindje te Azise. Renditet e 9-ta në Indeksin e Zhvillimit Njerezor dhe eshte parajsa per nje biznesmen te ri. Njerezit bejne nje jete te shpejte dhe aktive me nje nga sistemet me te pastra, me te edukuara, me te shendetshme dhe me te organiziara në glob; pjesa me e madhe e njerezve i referohet si modeli i Singaporit. Kultura e ushqimit po shperthen dhe eshte pjese e kultures se tyre ngrenia në porcione te vogla dhe shpesh gjate dites per te pasur nje metabolizem me te shpejte. Eshte gjithashtu nje qender kulturore duke qene nje nga vendet më me diversitet njerezish në Azi. Pritshmerite e jetegjatesise: 84.68 vjeç.
2. JAPONIA
Japonia eshte vendi i 3-te me ekonomine me te larte në bote, duke thene këtë, Japonia shkelqen në gjithçka, në finance, teknologji, inovacion dhe shendetesi. Me toka dhe burime fantastike, Japonia eshte nje kulture mjaft e pasur dhe nje nga vendet me guzhinen me te shendetshme në bote. E vleresuar shume lart në indeksin e zhvillimit njerezor nuk eshte e çuditshme që japonezet jane nje nga popujt me te shendetshem, pasi Japonia ka mjaft gjera te perbashketa me shtetet Europiane te lartpermendura. Japonezet jane nga ana kulturore në kerkim te perfeksionit dhe jane obsesive mbi zhvillimet e metejshme per t’u permiresuar akoma me shume dhe per t’u bere vendi i 2-te me i shendetshem në bote, pamvaresisht shkaterrimeve natyrore dhe industriale. Pritshmerite e jetegjatesise: 84.74 vjeç.
1. MONAKO
Principata e Monakos shtrihet bukur në Mesdhe, duke u lidhur me malet dhe detin, nderkohe që kufizohet me Francen, i vendosur në perendim te Gadishullit Italian. Eshte i famshem si “kendi i lojrave” i te pasurve dhe te famshmeve, i njohur si nje nga qytetet me te bukura në boten perendimore dhe me nje gjendje ekonomike per t’u pasur zili. Shtepia e familjeve mbreterore Europiane, celebriteteve dhe shume si ta, ky mikro-shtet kerkon me te miren që bota mund te ofroje. Mund ta thuash pa frike se njerezit që jetojne në Monako jane me pak te stresuarit e me te shendetshmit në te gjithe boten. Pritshmerite e jetegjatesise: 89.52 vjeç.
PRA, ÇFARE KANE TE PERBASHKET KETO 6 VENDE, QË INFLUENCOJNE KAQ SHUME SHENDETIN NË PERGJITHESI?
Edukimi – Te gjithe keto vende kane nje sistem te mire-organizuar dhe infrastrukturen per t’u fokusuar mbi edukimin, në menyre që njerezit te behen me te zgjuar dhe t’u jepet mundesia per te ndertuar nje jete te mire e te shendetshme. Nje edukim i mire ndikon në ate gjitha aspektet shoqerore dhe personale në jete.
Mireqenia – Sigurimi ekonomik siguron te gjitha mjetet që nje qytet dhe shtet I shendetshem duhet te kete. Paguan per te gjithe kujdesin shendetesor dhe programet e nevojshme, per ndertimin e parqeve dhe qendrat argetuese dhe sa me shume te mund te argetohet nje person, aq me pak stres ka. Kjo shton dhe kerkesen per kushte me te mira jetese, që do te thote kerkese me e larte per ushqim me te mire, shtepi te mira, standarte me te larta dhe zgjedhje me te mira në jete.
Pozicioni – Shume prej ketyre vendeve jane te pozicionuara, apo te kufizuara me Oqean, si dhe duke qene mbi nivelin e detit kane lidhje edhe me malet edhe me detet, me burime te medha natyrore që krijojne dhe nje tablo perfekte per ushqim fantastik e te shendetshem, duke perfshire prodhimet dhe burimet proteinike me te fresketa. Nje klime e ndryshueshme dhe harta gjeokogjike, se bashku me nje ekonomi te sigurte sigurojne nje gamë te gjere sportesh dhe aktivitetesh fizike gjate gjithe vitit. E gjithe kjo, ben që trupi yne te performoje me mire nderkohe që vazhdimisht eshte i ekspozuar ndaj parametrave ideale per nje jetese me te shendetshme.
Kultura – Rangu i vjeter dhe i larte shoqeror praktikon me shume vetepermbajtjen dhe disiplinen si nje menyre jetese dhe i perqasin shendetin dhe mireqenien në te njejten menyre. Nderkohe, që praktika e vendeve Aziatike në mjeksine lindore eshte nje tjeter faktor i shendetit te pergjithshem, shendetit te kombit, nje sjellje e perbashket kolektive drejt nje ekonomie me te mire dhe i ve theksin nje kendveshtrimi me te drejtperdrejte mbi jeten, kontribon gjithashtu në mireqenien e pergjithshme te njerezve te pergjithesi.
Ushqimi – Te gjithe faktoret e mesiperm ndikojne tek ky i fundit. Ushqimi dhe sjellja ndaj tij jane nje faktor në shendetin dhe në jeten tone te perditshme. Te gjitha vendet e mesiperme kane nje kulture shume te mire ushqimi, e cila bazohet me se shumti në prodhimet e detit dhe dietat e balancuara.