Sulmet në zemër janë një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve sot. Fatkeqësisht, kjo sëmundje zakonisht i godet njerëzit krejt papritur.
Megjithatë, trupi dërgon disa sinjale më parë, që ne nuk duhet t’i injorojmë.
Janë shkruar disa artikuj në lidhje me sëmundjet e zemrës, veçanërisht për simptomat e përgjithshme që paralajmërojnë për atak kardiak.
Por, rezulton që ata shfaqen ndryshe nga meshkujt tek femrat. Ja cilat janë 6 shenjat që çdo grua duhet të dijë për të mbajtur sëmundjen sa më larg të jetë e mundur, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Dhimbje në shpinë, qafë, grykë dhe krahë
Dhimbje të forta në stomak, të vjella
Djersë të ftohta
Probleme me frymëmarrjen dhe marramendje
Lodhje
Tension dhe dhimbje në gjoks
Këto shenja nuk paralajmërojnë domosdoshmërish për atak në zemër. Megjithatë, kombinimi i tyre, si dhe shpeshtësia e shfaqjes të të njëjtave simptoma, është një arsye e mjaftueshme për t’u konsultuar me një specialist. Kujdesi mjekësor në kohë mund t’ju shpëtojë jetën. Kujdesuni për veten!