Vaji i pemës së çaji e ka origjinën nga Australia e nëse disa dekada më parë nuk ishte shumë i njohur, vitet e fundit ky vaj po përdoret gjithnjë e më shumë. Që nga viti 1900, përdorimi i vajit të çajit si një antiseptik i fuqishëm, antifungal dhe antibakterial është përhapur në mbarë botën dhe tani mund të gjendet lehtë dhe në tregun shqiptar. Vaji i pemës së çajit ka veti kuruese për shumë probleme dhe më poshtë Living do të listojë të gjitha përdorimet e këtij vaji esencial.
1) Zhduk aknet
Sipas WebMD, aplikimi i vaji të pemës së çaj 5% (peroksid benzoyl ) ka fuqinë jo vetëm të trajtojë por dhe të eleminojë aknet 100%. WebMD rekomandon aplikimin e vajit dy herë në ditë për 45 ditë.
2) Shëron plagët dhe ju mbron nga infeksionet. Me një plagë të hapur në lëkurë, është shumë më e lehtë që jut ë prekeni nga infeksioni pasi bakteret dhe viruset depërtojnë në gjak. Nëse ju lyeni plagët me vajin e pemës së çajit jo vetëm që procesi i shërimit do të përshpejtohet por edhe rreziku i infeksionit ulet.
3) Eleminon eren e keqe të këmbëve Përzieni në masë të barabartë miell misri dhe sode buke për të mbushur një gjysmë filxhani, pastaj shtoni dhjetë pika të vajit të pemës . Ju mund ta aplikoni pluhur direkt në këmbët tuaja dhe ato nuk do të mbajnë më erë çfarë këpucësh të vishni.
4) Trajton mykun e thonjve dhe infeksionet kërpudhoreLyeni thonjë e prekur nga myku dy herë në ditë më këtë vaj për 6 muaj, dhe ju do të shpëtoni një herë e përgjithmonë nga myku.
5) Lëkurë më e bukur Vaji i pemës së çajit ka veti të fuqishme antioksiduese dhe mund të përmirësojë pamjen dhe teksturën e lëkurës.
6) Forcon flokëtNjë sasi vaji pak i holluar e aplikuar në kokën mund të bëjë mrekulli. Përshpejton qarkullimin e gjakut, procesin e rritjes së flokëve dhe eleminon zbokthin./Indeks Online/