Është vështirë të vendoset se çfarë të merrni me vete në spital kur të jetë koha e lindjes, dhe veçanërisht për ato që bëhen nëna për herë të parë.
Mund të gjeni plot lista me gjërat që duhet të merrni me vete por këtu është një listë me gjërat që shpesh i harroni.
Lidhëset e flokut
Kur të vijë puna tek proçesi lindjes apo gjidhënies me siguri nuk do të donit që flokët t’ju bezdisin, ndaj merrni gjithnjë me vete disa lidhëse flokësh për ta mbajtur flokun larg fytyrës suaj.
Peceta për fytyrën
Pas lindjes me siguri rastis disa herë që të jeni shumë të lodhura për tu ngritur e për të larë fytyrën, ndaj mbani gjithnjë me vete disa peceta për të pastruar fytyrën tuaj.
Shapka
Dyshemeja e spitalit mund të jetë shumë e ftohtë dhe me siguri nuk do të donit të lëviznit këmbëzbathur prandaj shapkat janë një mjete të nevojshme për të lëvizur në spital.
Karikuesi i telefonit
Nëse e merrni telefonin me vete sigurohuni mos të harroni dhe karikuesin.
Para ekstra
Kjo është më shumë për babin e bebit apo për dikë që do t’ju ndihmojë në spital . Nëse do të mërziteni nga ushqimi i spitalit mund ta dërgoni atë t’ju marrë diçka të shpejtë.
Rroba shtesë për vete dhe bebin
Me siguri që nuk e dini masën e duhur për rrobat e bebit kështu që do të bënit mirë të merrnit disa masa të ndryshme. Ndërsa për vete do t’iu duhen rroba të pastra për tu ndërruar./pernenat.al/