Janë disa gjëra që duhet t’i shmangni gjithsesi, nëse doni që fëmija juaj të fitojë sjellje pozitive.
Të kesh qëndrim pozitiv për jetën ju sjell shumë të mira dhe një jetë të suksesshme. E nese e mësoni fëmijën të largojë negativitetin që në moshë të hershme, ata nuk do të kenë probleme në shoqëri dhe në jetën epërditshme kur të rriten, përcjell Gazeta Shneta.
E disa nga to janë:
- Shmangni fjalët e rënda dhe bërtimat – Mendoni para se t’i thoni diçka fëmijës. Rifrazoni fjalitë tuaja me fjalë pozitive dhe mos përdorni bërtima. Fëmijët do të mësohen me atë mënyrë të të folurit dhe do ta përdorin edhe kundër jush.
- Mos i thërrisni fëmijën me emra negativë – Mbani mend, fëmijët bëhet ata çfarë i thërrisni ju. E nëse vazhdimisht i thërrisni në emra negativë, ata edhe mund të bëhen mu ashtu siç i keni thirrur.
- Shmangni kritikat shkatërruese – Prindërit mendojnë se me anë të kritikave mund të arrijnë t’i bëjnë fëmijët t’i dëgjojnë dhe të kryejnë një detyrë, por e kanë shumë gabim. Kritikat vetëm mund t’i shkaktojnë depresion.
- Shmangni konfliktet – Konfliktet nuk dërgojnë askund. Flisni me fëmijën dhe zgjidhni qështjen duke i dëgjuar me kujdes.
- Shmangni konfliktet familjare – Negativiteti në familje mund të dergojë në negativitet dhe konflikte edhe kur krijojnë familjen e vet.
- Shmangni krahasimet – Trajtoni të gjithë njësoj. Nëse bëni krahasime mes fëmijëve, ata mund të zhvillojnë urrejtje ndaj njëri-tjetrit dhe negativitet ndaj jush./GazetaShneta