Kur 5-vjeçarja Lina Medina filloi të ngelej shtatzënë, mjekët besonin se ajo po vuante nga një tumor i madh – pasi ajo ishte vetëm 5 vjeç.
Por, pas testeve në vijim, ata gjetën se vajza ishte shtatë muaj shtatzënë, dhe pas disa javësh, ajo lindi një djalë të shëndetshëm, transmeton Gazeta Shneta.
Që prej atëherë – 80 vite diferencë -, e deri më tash, Lina ende mbetet femra më e re në botë që ka lindur fëmijë.
Ajo ishte lindur në një fshat të vogël në Andes të Perusë, në një familje të varfër në vitin 1933.
Në moshën 5-vjeçare, nëna e saj vërejti se barku i saj po rritej, ndërsa fëmija ankohej për dhimbje barku.
Foshnja e saj lindi e shëndetshme, e cila peshonte 6 kilogramë, si dhe u emërua Gerardo në nder të mjekut që i ofroi asistencë mjekësore asaj.
Kur Gerardo lindi, mjeku zbuloi se pavarësisht se Lina ishte 5 vjeç, ajo kishte organe të pjekura seksualisht ndërsa vuante nga një gjendje të quajtur si puberteti i parakohshëm.
Besohet se babai i saj kishte kryer incest me vajzën e tij, i cili më pas u arrestua.
Por ai u lirua më vonë nga policia për shkak të mungesës së provave dhe deri më sot, identiteti i vërtetë i babait nuk është zbuluar kurrë.
Duke u rritur, Gerardo gjithmonë besonte se Lina ishte motra e tij, por në moshën 10 vjeçare i ishte treguar se Lina ishte nëna e tij.
Gerardo u rrit në mënyrë të shëndetshme, por vdiq në moshën 40 vjeç në vitin 1979, pasi vuajti nga një sëmundje kockash.
Lina – e cila nuk ka pasur guximin të flasë për shtatzëninë – është ende gjallë, në moshën 85 vjeçare. Ajo u martua me Raul në vitet 1970, më vonë duke lindur djalin e saj të dytë.
Rasti i saj shpesh është menduar si një mashtrim, por mjekët thonë se kanë rreze X dhe biopsi të cilat vërtetojnë se ajo ishte me barrë./Gazeta Shneta/