Një pesë vjeçar ka befasuar nënën e tij kur ka vizatuar ciklin menstrual të saj.
Dhe nëna Penny Rohleder nuk ka si të mos jetë krenare, shkruan KidSpot, transmeton Gazeta Shneta.
Nëna e shpërndau vizatimin e djalit në facebook dhe mori shumë pëlqime nga miqtë e saj.
“Julian vizatoi portretet e familjarëve, por u befasova kur e pash ngjyrën e kuqe tek unë dhe e pyeta çfarë është? Ai tha: Është cikli yt”, ka treguar nëna.
“Ishte një veprim shumë i sinqertë nga ana e tij”, ka shtuar ajo.
Ndonëse mori shumë reagime pozitive, pati edhe kritika nga disa komentues të cilët e konsideronin si shumë private për ta postuar në rrjetet sociale. /Gazeta Shneta/