A është fëmija juaj shumë i hollë apo i kequshqyer? Dëshironi që fëmija juaj të ketë atë pamje të bukur që të gjithë e duan, por çuditërisht, pavarësisht se e ushqeni atë siç duhet, ai nuk duket se po fiton peshë.
Mos u shqetësoni, ne kemi sjellë për ju 5 ushqime që mund të ndihmojnë fëmijën tuaj të vogël të vë ca yndyrë në eshtrat e tij, transmeton Gazeta Shneta.
1.Gjalpi nga qumështi
Gjalpi është ndoshta një ndër burimet më të pasura të yndyrës, gjë që bën që fëmija juaj të shton peshë. Vetëm sigurohuni që fëmija juaj ta konsumojë ata në mënyrë të moderuar.
2.Gjalp kikiriku
Gjalpi i kikirikut është burim i pasur i yndyrave dhe proteinave të pangopura gjithashtu, të cilat mund të jenë të shkëlqyera kur bëhet fjalë për fitimin e peshës tek fëmijët.
3. Qumësht & krem
Qumështi është një burim i mirë natyror i proteinave dhe karbohidrateve, duke mos përmendur edhe lëndët e tjera ushqyese të tij. Sigurohuni që fëmija juja t’i konsumojë së paku 2 gota qumësht në ditë. Shtoni krem të freskët, të përbërë nga qumështi, në drithëra apo sallata frutash.
4.Vezët
Vezët janë një burim i madh i protienave. Njëqind gram vezë përmban 13 gram proteina. Ka shumë mënyra për t’i futur vezët në ushqimet e përditshme të fëmijës tuaj. Vezët gjithashtu përmbajnë vitaminën A dhe atë B12, të cilat janë esenciale për rritjen normale dhe zhvillimin e një fëmijëve. Një vezë në ditë, në fakt mund të eliminojë nevojën e vitaminave shtesë.
5. Banana
Përveç se janë provuar se janë një burim i mirë natyral i energjisë, një banane në ditë përmban 105 kalori. Ato gjithashtu sigurojnë karbohidrate esenciale që ndihmojnë fëmijën tuaj të shtojë peshë. Bananet mund t’i përdorni gjithashtu edhe në ‘milkshake’-t të fëmijëve tuaj.