Brezi apo rripat e belit janë të dizajnuara për t’i ofruar mbështetje pjesës së pasme të shpinës dhe të barkun gjatë shtatzënisë.
Këto veshje fleksibile ofrojnë shumë përfitime për gratë që janë aktive gjatë shtatëzanë, veçanërisht gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë, transmeton GazetaShneta.
1. Ndihmojnë në uljen e dhimbjes tuaj
Dhimbja e e shpinës dhe e eshtërave gjatë shtatëzanisë mund të jetë frustuese sepse i bëjnë të vështira po thuajse të gjitha aktivitetet e përditshme. Veshja e një shiriti barku gjatë shtatzënisë mund të ndihmojë në uljen e dhimbjeve të pjesës së poshtme të shpinës, shkruan “Mother.ly”.
2. Sigurojnë mbështetje të butë gjatë aktiviteteve
Keni vrapuar ndonjëherë pa veshur sytjena sportive? Tingëllon e tmerrshme, apo jo? E njejta parehati vlen edhe për stomakun e fryrë. Kompresimi i butë i një shiriti të barkut mund të ndihmojë në mbështetjen e mitrës dhe të zvogëlojë shqetësimin nga lëvizja gjatë aktivitetit fizik. Bëni kujdes sepse një shtypje e madhe në bark mund të pengojë qarkullimin e gjakut duke shkaktuar efekte negative në presionin e gjakut. Ajo gjithashtu mund të kontribuojë në urth dhe dispepsi.
3. Ju imponojnë të qëndroni drejtë
Këta rripa inkurajojnë qëndrimin e duhur dhe parandalojnë zgjerimin e mbingarkesës së poshtme. Gjatë shtatzënisë gratë kanë tendecë të kërrusen për shkak të peshës së shtuar në kombinim me dobësimin e muskujve kryesorë thelbësorë që mbështesin shpinën.
4. Ju lejojnë të angazhoheni lirshëm në aktivitet e përditshme
Aktiviteti fizik gjatë shtatëzanisë ka shumë përfitime pozitive shëndetësore. Ushtrimi rrit tonin e muskujve dhe durimin dhe ul incidencën e hipertensionit, depresionit dhe diabetit. Shumë gra nuk janë në gjendje të ushtrojnë ose të vazhdojnë të punojnë gjatë shtatëzanisë për shkak të dhembjes dhe sikletit. Veshja e rripave mund të ndihmojë në uljen e shqetësimit dhe të lejojë pjesëmarrjen në aktivitetet e përditshme, duke rezultuar në përfitime fizike.
5. Mund të vishen edhe pas shtatzënisë për mbështetje
Pas lindjes, zona e stomakut është pjesa më e ndjeshme në trupin e gruas sepse muskujt dhe ligamentet që janë shtrirë dhe tensionuar gjatë shtatzënisë kërkojnë kohë për t’u shëruar. Për shumë gra veshja e një brezi të barkut pas lindjes ofron mbështetje shtesë në bark dhe në pjesën e poshtme të shpinës, duke shmangur parehatinë.
Disa këshilla paraprake para se ta përdorni shiritin:
– Shiriti duhet të mbahet prej 2 deri në 3 orë në ditë
– Konsultohuni me mjekun para se ta përdorni. Gratë me komplikime të qarkullimit të gjakut nuk preferohet ta përdorin
– Shiritat janë një zgjidhje e përkohshme. Mos prisni përmirësim të përhershëm me përdorim të tyre. /GazetaShneta/