Ndonjëherë është e vështirë të kuptoni nëse jeni duke përjetuar diçka vetëm gjatë një muaji apo është diçka që duhet të konsultoheni me doktorin. Mos harroni: Periodat mund të thonë më shumë për shëndetin tuaj se sa që e mendoni. Dr.Christine Greves nga Spitali i grave Winni Palmer thotë që periodat janë një indikator i rëndësishëm i shëndetit tuaj gjinekologjik.
Pra, nganjëherë periodat dalin nga rrjedha e tyre e zakonshme, por është shumë me rëndësi që doktori juaj të jetë në dijeni nëse ju përjetoni simptomet e listuara më poshtë:
-
Rregullisht keni shkarkim të copave të mëdha të gjakut
Shkarkimi i copave të gjakut gjatë periodave është gjë normale, mirëpo paraqitja e tyre konstante dhe në copa të mëdha, mund të jetë shenjë e fibrave të mitrës, që janë pjesë jo kancerogjene që rriten në mitrën tuaj.
-
Tamponi apo peceta juaj mbushet në më pak se një orë
Kjo është më nervozuese se çdo gjë tjetër. Të gjakosësh kaq shumë mund të jetë indikacion i ndonjë polipi në mitrën tuaj apo fibrave të mitrës. Nëse keni frymëmarrje të shkurtra dhe marramendje ndërsa gjakosni kaq shumë., ju duhet të vizitoni doktorin menjëherë. Kjo mund të jetë si pasojë që ju jeni anemic dhe keni disbalancë hormonale që duhet rregulluar
-
Perioda juaj zgjatë më shumë se 7 ditë
Ka shumë shkaktar që kjo të ju ndodhë, përfshirë stresin dhe disa gra thjeshtë kanë perioda të gjata. Por nëse për ju nuk është normale, nëse perioda juaj zgjatë më shumë se 7 ditë, atëherë ju mund të vuani nga sindroma policistronike e vezoreve dhe polipeve në mitrën tuaj. Në rastin më të keq mund të jetë edhe kanceri I mitrës. Kështuqë mos e injoroni këtë punë.
-
Cikli juaj zgjatë më pak se 20 ditë
Cikli i secilit person është i ndryshëm, por nëse rastësisht jeni duke pasur cikla të shkurtër, mund të jetë keqfunksionim i ovulimit apo çrregullim i gjëndrës tiroide. Gjithashtu mund të ndikojë në krijimin e polipeve në miter që mund të shkaktojë gjakderdhje të parregullt dhe të çuditshme.
-
Keni humbur një periodë por nuk jeni shtatzënë apo duke ushqyer fëmijën me gji
Nëse kohëve të fundit keni qenë shumë e stresuar apo jeni duke bërë ushtrime me intensitet të lartë, kjo mund të bëjë që ju të humbisni një period. Por, problemet me gjëndrat tiroide mund të bëjnë që periodat tuaja të ndalojnë. Nëse humbisni një periodë dhe nuk keni dhimbje, mund të prisni, por nëse kjo vazhdon atëherë duhet të vizitoni doktorin. Mund të jetë disbalancë hormonale që duhet të rregullohet.
Është gjithmonë e rëndësishme që të keni kujdes për shëndetin tuaj pasiqë edhe gjërat më të thjeshta mund të ju japin shenja për sëmundje mjaft të rrezikshme. Rrini gati, kujdesuni dhe vizitoni doktorin tuaj për çfarëdo shqetësimi që mund të keni. Më mirë sot se nesër.