Sjellja e një foshnje në jetë ka sakrificat, problemet, dhe padyshim të mirat e saj. Një nga dëshirat e shumë prindërve për të arritur tek bebja e tyre, është padyshim zgjuarsia apo inteligjenca.
Duke praktikuar ushtrime dhe ushqyerje të shëndetshme janë mënyrat më të mira për të pasur një shtatzëni të sigurt.
Megjithatë, ekzistojnë shumë faktorë që duhet t’i mbani në ment nëse dëshironi që bebja të jetë e zgjuar dhe inteligjente kur të rritet, shkruan Mom Junction, transmeton Gazeta Shneta.
Ja cilat janë detyrat tuaja nëse dëshironi të arrrini një gjë të tillë:
Jodi: Njëlloj si acidi folik, edhe jodi, është një mineral vital që duhet ta merrni gjatë shtatzënisë. Mungesa e këtij minerali gjatë 12 javëve të shtatzënisë mund të reduktojë dukshëm inteligjencën e bebes tuaj. Suplementet e jodit mund të rrisin nivelin e inteligjencës së bebes në 17.25 pikë.
Vitamina D: Me siguri e dini se Vitamina D luan rol kyç në rritjen e duhur dhe zhvillimin e eshtrave dhe muskujve të trupit tuaj. Gjithashtu, ajo mund të kontrollojë edhe disponimin gjatë shtatzënisë. Marrja e vitaminës D3, përmirëson aktivitetin e motorit psiqik dhe mental të fëmijës në të ardhmën.
Alkooli: Shumica e ekspertëve rekomandojnë shmangien totale të konsumimit të substancave që përmbajnë alkool, tobako, kafeinë, dhe drogat gjatë shtatzënisë. Çrregullimet më të rrezikshme të zhvillimit tek bebet ndodhin për shkak të ekspozimit ndaj këtyre substancave para dhe gjatë shtatzënisë.
Kombinimi i suplementeve: Të merrni kombinimin e vitaminës B dhe suplementeve të acidit folik derisa jeni shtatzënë mund të ngrit zhvillimin mental dhe shëndetësor të bebes. Acidi folik luan rol vital në formimin e qelizave të shëndetshme të trurit. Nënat që konsumojnë këto suplemente gjatë shtatzënisë mund të mbrojnë beben edhe nga autizmi.
Ushtrimet: Kjo është njëra nga gjërat më të mira për të bërë gjatë shtatzënisë për të pasur një bebe të mençur. Përpos kësaj, ushtrimet do t’iu ndihmojnë të keni edhe një lindje më të lehtë.
Një studim zbulon se shtatzënat që ushtrojnë rregullisht, lindi bebe që marrin pikët më të larta të testeve shkollore të aftësive të gjuhëve të ndryshme dhe inteligjencës së përgjithshme, duke i tejkaluar bebet e lindura nga nënat që kalojnë një shtatzëni pasive. /Gazeta Shneta/