Shumica nga nënat, presin dhimbje të lehtë pas lindjes, por e vërteta është që do të përjetoni ditë ose javë me probleme të lehonisë. Duke filluar nga gjoksi i fryrë, deri tek ngërqet e çuditshme të fundbarkut, ja çfarë duhet të mbani pas veshit!
Dhimbja e përgjithshme.
Disa femra pas lindjes, tregojnë se kanë përjetuar dhimbje sikur të kishin përjetuar dhunë fizike mbi trup nga ndonjë gjigand.
Ekspertët thonë që të gjitha shtyrjet dhe kontraktimet e lindjes, shkaktojnë më pas dhimbje, lodhje, plogështi. Megjithatë, kjo parehati duhet të zgjasë vetëm disa ditë dhe mund të trajtohet me marrjen e ndonjë qetësuesi të dhimbjeve, shkruan Parents, transmeton Gazeta Shneta.
Ngërqet e fundbarkut.
Tani pasiqë mitra ka shtyrë beben jashtë vetes, duhet të kryjë punën e saj, pra të kthehet në madhëzinë e saj origjinale apo natyrale. Do të përjetoni dhimbje dhe ngërqe gjatë këtij procesi, të cilat mund të duken përafërsisht si ngërqe të ciklit menstrual, që shpesh herë rritë ndjeshmërinë gjatë gjidhënies.
Nëse dhimbja është e padurueshme duhet të kërkoni ndihmë nga doktori juaj, por nëse nuk i përjetoni ato fare, kjo nuk nënkupton se diçka nuk është në rregull me trupin tuaj.
Fryrja e gjoksit.
Njëra nga mënyrat më të mira për t’u përballur me fryrjen e tepërt dhe të padëshirueshme të gjoksit, është ta lejoni beben të thithë një sasi të majme të qumështit, derisa gjoksi juaj të humbas gjysmën e sasisë.
Gjithashtu, Dr.Freda Rosenfel nga Spitali Qëndror i New York, thotë se këtu mund të kërkoni ndihmë nga copëzat e vogla të akullit apo qeskat e akullta për të zbutur dhimbjen në rast se e përjetoni në përditshmëri.
Gjakderdhja.
Padyshim se gjakderdhja do të jetë prezente pas lindjes, për të pastruar mitrën dhe kanalet tuaja pas shtatzënisë dhe lindjes së foshnjes. Këtë mund ta tejkaloni me ndihmën e pecetave higjienike derisa pastrimi të përfundoj tërësisht.
Djersitja.
Djersitja në javën e parë të lehonisë është shumë e zakonshme. Tani, trupi juaj është duke bërë procesin e grumbullimit dhe zvogëlimit të hormoneve tuaja, pas shtatzënisë.
Brenda dy javësh djersët do të fillojnë të kthehen në thatësirën tuaj normale. /Gazeta Shneta/