Nganjëherë ngecja në trafik, mësimi për një provim të rëndësishëm apo përgatitja për një prezentim të madh para njerëzve është e tëra që duhet për të nxitur një atak të ankthit, i cili manifestohet me shqetësim, dhimbje muskulare, lodhje dhe kokëdhimbje. Përveç këtyre simptomave afatshkurtër, ankthi mund të dëmtoj edhe komponentet tjera të shëndetit. Ai shkatërron sistemin imunitar, zvogëlon libidon, nivelet e energjisë etj.
Fatmirësisht, duke shfrytëzuar disa metoda natyrale dhe duke bërë një stil më të shëndetshëm të jetës, ju keni mundësi t’i zbusni simptomat e ankthit dhe ta mbani atë nën kontrollë, pa pasur nevojë për barna.
Kujdes me dietën – shmangia e ushqimeve të sheqerosura dhe konsumimi i disa ushqimeve anti-inflamatore, si frutat, perimet, arrat dhe farat, përmirësojnë funksionin e trurit dhe minimizojnë ankthin.
Mos konsumoni shumë kafeinë – pirja e kafesë së mëngjesit është e pranueshme, por konsumimi i disa kafeve në ditë mund të shkaktoj mbidozë të kafeinës, që manifestohet me simptoma si nervozizëm, rrahje të shpejta të zemrës, dhe sigurisht, ankth.
Shkoni në palestër – benefitet e ushtrimeve të rregullta shkojnë përtej një trupi të bukur. Studimet e shumta tregojnë se aktiviteti fizik lufton stresin dhe ankthin dhe rritë nivelet e neurotransmiterëve të rëndësishëm në tru.
Përmbajuni orarit të gjumit – krijoni një orar strikt dhe përmbajuni atij, duke u siguruar që të bëni të paktën shtatë deri nëntë orë gjumë në ditë. Kjo mund të ndihmoj në largimin e stresit, zvogëlimin e ankthit dhe në stabilizimin e disponimit tuaj.
Meditoni – meditimi ndihmon në largimin e hormoneve të stresit e madje edhe rritë produktivitetin, përmirëson kualitetin e gjumit, dhe largon simptomat e ankthit./GazetaShneta/