Tashmë jemi në sezonën e verës dhe mushkonjat janë shfaqur.
Kafshimi nga to është një problem i madh për të gjihtë, gjatë gjithë stinës, e sidomos kur fëmijët tuaj ankohen nga kjo.
E mamia e njohur shqiptare, Razije Musa ka disa këshilla se si të shërojmë më shpejt pickimin e të mos përjetojmë kruarje, transmeton Gazeta Shneta.
Ato janë:
1.Preni një limon dhe të lyeni pjesët e kafshuara me pjesën e brendshme të limonit.
2.Aplikoni hudhër të grimëcuar në zonën e prekur dhe ta leni atë për disa minuta pastaj e lani.
3.Aplikoni gelin aloe vera të cilin e mbani në frigorifer.
4. Aplikoni akull në në zonën e kafshuar.
5.Vendosni pastën e dhëmbëve, ajo redukton kruarjen dhe shumë lehtë aplikohet duke e lyer pjesën e prekur./GazetaShneta