Të mbeteni shtatzënë mase është më e lehta nga të gjitha gjërat, megjithatë, disa çifte e kanë të vështirë të konceptojnë për disa arsye, duke përfshirë numërin e dobët ose të pamjaftueshëm të spermës.
Njiheni ciklin tuaj
Njohja e ciklit tuaj është gjëja më e rëndësishme që duhet të merrni parasysh nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë shpejt. Kjo ju jep një ide të drejtë në lidhje me ciklin tuaj të ovulacionit dhe kur është koha më e mirë për të ngjizur.
A ka rëndësi pozicioni
Ka shumë mite që lidhen me pozicionet seksuale kur bëhet fjalë për të mbetur shtatzënë. Shpesh thuhet se pozicioni misionar është më i mirë se pozicionet e tjera. Është një mit! Sipas mjekëve, duhet të provohet ai pozicion i seksit që i bën çiftin të ndihet mirë, transmeton Gazeta Shneta.
Shtrihuni pas marëdhënieve
Kjo mund të tingëlloj pak e kotë por në të vërtetë funksionon. Shtrirja pas seksit për rreth 10-15 minuta lehtëson lëvizjen e spermës që hyn në qafën e mitrës.
Bëni kontrolla para shtatzanisë
Trupat tnaë janë unik dhe disa prej nesh mund të kenë defekte të lindjes si spina bifida. Bëni një kontroll para se të filloni të provoni shtatzaninë dhe pyesni mjekun tuaj për vitamina prenatale që përmbajnë acide folike.
Mos u shqetësoni
Stresi mund të jetë një sëmundje jo vetëm për shëndetin mendor por edhe për shëndetin fizik. Duke shkaktuar ankthin e performancës tek burrat, stresi mund të pengojë procesin e konceptimit. Në mënyrë që të shmangni stresin, kënaquni me aktivitete që ju qetësojnë. /GazetaShneta/