Produktet për mirëmbajtjen e higjienës së fëmijës tuaj, si shampot, sapunët, krema e trupit, zakonisht kanë të shënuar prapa paketimit shenjën e produktit natyral dhe gjentil, por në shumë raste ato janë të mbushura edhe me materie kimike toksike, të cilat janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijës suaj, thonë ekspertët, transmeton Gazeta Shneta.
Për këtë arsye, kur të bëni përzgjedhjen e këtyre produkteve, përherë lexojeni përmbajtjen e secilit produkt.
Lista e disa prej përbërësve më toksik, bazuar në studimet e ekspertëve mund t’i gjeni këtu:
Fragranca/Aromatizuesit
Të gjithë dëshirojnë që bebja të këte aromë tërheqëse tërë kohën, por fragranca ndërlidhet me alergji të ndryshme, irritim të lëkurës, dhe mund të dëmtoj organe të ndryshme në trupin e bebes suaj.
Pra, largohuni nga secili produkt, që ka në përbërës parfum, ose fragrancë.
Phthalatës dhe parabens
Këto të dyja janë grup i kemikaleve që përdoren zakonisht në shampo apo kremi i trupit.
Phthalates shkakton çrregullim endokrin, i cili mund të shfaq edhe probleme reproduktive tek foshnja, dhe jo vetëm. Problemet e tjera janë alergjia, asma dhe kanceri.
Të gjitha produktet që kanë të shkruar DEP, DBP, DEHP, dhe prapashtesën -paraben, bëjn pjesë në këtë grup.
Formaldehyde
Ky kemikal është prezervativ i cili shtohet në produktet me bazë të ujit, për të parandaluar formimin e mykut. Kjo zakonisht shkakton dhimbje koke, probleme me frymëmarrje dhe të vjellura tek foshnjet.
1,4-dioxane
Zakonisht gjendet në produktet e banjës dhe sapunët e lëngshëm. 1,4-dioxane është nën-produkt kemikal, prandaj nuk mund ta gjeni të shkruar në paketimin e produktit.
Por, për ta shmangur atë, mos bleni produkte që përmbajnë sodium laureth sulfat, PEG, xynol, oleth, etj.
1,4-dioxane është i njohur për krijimin e toksinave në organe dhe alergji në lëkurë.
Vitamina A dhe oxybenzone
Padyshim se vitamina A kur përdoret e vetme, nuk ka ndonjë efekt anësor. Por, në rastet kur është përbërëse e produkteve për mbrojtjen e lëkurës nga diellin, shkakton probleme të mëdha.
Studimi më i fundit nga National Toxicology Program, pretendon se retinyl palmitate, e cila është një formë e vitaminës A, shkakton tumorin e lëkurës. /Gazeta Shneta/