Të bërit nënë herën e parë mbase mund të ju shqetsojë e sidomos kur vie puna te gjidhënia. Gazeta Shneta transmeton nga Huggies disa prej metodave kyçe si të përgatiteni për gjidhënie.
– Bleni një pompë gjiri. Janë shumë precize, për atë është diçka që shumë gra e bëjnë. Ju mund ta merrni një edhe në spital që ta provoni për të parë nëse mund t’ia dilni me të.
– Blej vetëm një palë reçipeta. Mbase ju do të doni më shumë por të paktën prisni 10 ditë pasi që bebi të ketë lindur dhe gjinjtë tuaj të stabilizohen, thotë Freda Rosenfeld, konsulente e çertifikuar në Brooklyn, New York.
– Pastrojini. Rosenfeld ju tregon nënave të përdorin pak vaj ulliri — është shumë i mirë si zbutës— në thithkat e tyre një javë para se të lindin. OK, mbase do të ju vije era sallatë por ndihmon në kurimin e tyre nëse bebet thithin në thithka të thata.
– Ofroni vetes mbështetjen e duhur (dhe jo vetëm reçipetat). Shkoni në ndonjë klasë për gjidhënie, shumë spitale në botë e ofrojnë këtë, pyesni spitalin tuaj. “Kjo ju ndihmon që edhe para se të lindni të hyni në botën e gjidhënjes,” thotë Sharon Panzica, një nënë e cila vijoi këto kurse dhe i ndihmuan shumë.
– Mundohu të mos brengosesh. “Para se të lindja fëmijën tim të parë, isha shumë e stresuar se si do të funksiononte gjidhënia,” thotë një nënë tjetër, Jessica Schwerd. “Brengosja nuk më bëri fare mirë. Pse a të bën ndonjëherë? Në momentin kur fillova, mori pak kohë të futesha në ritmin e saj — por kaloj!”