Mesazhi pro-sytjenave është predikuar nga gratë në mbarë botën me shekuj.
Përmes kësaj veshjeje, gratë simbolizonin feminitet. Sytjenat tashmë janë një pjesë normale, e përditshme tek gratë.
Por, do të habiteni kur të dëgjoni përfitimet e mosveshjes së tyre, transmeton Gazeta Shneta.
1. Përmirësoni formën e gjinjve
Në kundërshtim me atë që mund të besojmë, mosveshja e sytjenave nuk shkakton varje të gjinjve. Në fakt, një studim i gjatë francez ka provuar se sytjenat kanë shumë të ngjarë të kenë efekt të kundërt, duke i bërë gjinjtë të humbasin formën e tyre me kalimin e kohës.
2.Bëni gjumë më të mirë gjatë natës
Gjumi me sytjena nuk është diçka që shkencëtarët e miratojnë. Thashethemet e këtij zakoni që shkaktojnë kancerin e gjirit janë përhapur nga ky nocion, por kjo pasojë e rëndë ka shumë pak gjasa dhe kurrë nuk është vërtetua.
3.Përshpejtoni qarkullimin e gjakut
E gjitha kjo ngushtësi dhe shtrydhje rreth gjoksit mund të ngadalësojë qarkullimin e gjakut, duke shtypur enë të mëdha të tij. Kjo në të vërtetë është vërtetuar nga shkencëtarët, në studime të çështjeve kardiovaskulare.
4. Përmirësoni shëndetin e gjinjve
Studimi francez provoi se heqja dorë nga sytjenat përmirëson shëndetin e gjinjve. Thelbësisht, ky veprim do të redukton rrezikun ndaj ekspozimit të kancerit të gjirit.
5. Forcon gjinjtë tuaj
Kur gjoksi juaj lufton gravitetin, muskujt e gjoksit punojnë më shumë, duke i forcuar gjinjtë tuaj. Kjo jo vetëm që i bën të fortë, por në fakt edhe rrit madhësinë e tyre./Gazeta Shneta/