Shtëpitë të cilat janë të dekoruara me bimë, përveç pjesës së dekorimit ato gjithashtu mund të jenë shumë të dobishme për shëndetin tuaj në përgjithësi.
Disa bimë kanë efekt të fuqishëm qetësues dhe pastrues, dhe mund të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e gjumit tuaj. Në këtë artikull mund të gjeni 5 nga bimët më efektive që do t’ju ndihmojnë të fleni sikur një bebe, transmeton Gazeta Shneta.
1.Palma Areca (Chrysalidocarpus lutescens)
Kjo bimë pastron pastron ajrin dhe heq të gjitha toksinat dhe dioksidin e karbonit. Gjithashtu, ajo lëshon një sasi të caktuar të lagështisë në ajër, e cila është veçanërisht e dobishme në dimër, kur sistemi i ngrohjes thith ajrin.
2.Aloe Vera
Kjo bimë konsiderohet si një ndër më efektivet për pastrimin e kimikateve të dëmshme si formaldehidi. Liron oksigjen gjatë natës, i cili nuk është tipik për bimë të tjera. Për më tepër, ajo liron avull, i cili mund të rrisë sistemin tuaj imunitar.
3.Lulja ‘Fikus Benjamina’
Benjaminina është bima e njohur për pastrimin. Ajo ka aftësinë për të hequr më shumë se 70% të benzenit, tolueneve, amoniakut dhe substancave të tjera të dëmshme nga ajri që zakonisht lëshohen nga linoleumi dhe sintetika të tjera, me cilësi të ulët. Gjithashtu, ajo shkatërron gjysmën e mikrobeve ekzistuese, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e gjumit tuaj, si dhe është një zbukurim i këndshëm për dhomën tuaj të gjumit.
4.Sansevieria Trifasciata
Kjo bimë është e shkëlqyer për sistemin tuaj imunitar dhe të frymëmarrjes. Mund të lehtësojë dhimbjen e kokës dhe të zvogëlojë presionin e lartë të gjakut. Ajo gjithashtu liron oksigjen dhe largon dioksidin e karbonit nga dhoma juaj gjatë natës.
5.Boston Fern
Boston Fern është i bollshëm në vajra esenciale, flavonoide dhe substanca të tjera të dobishme. Falë kësaj, kjo bimë do të qetësojë ndjeshëm sistemin tuaj nervor dhe do të zvogëlojë stresin ditorë./Gazeta Shneta/