Rëndësia e marrjes së masave paraprake dhe qëndrimi i sigurt gjatë kësaj pandemie globale nuk mund të mbivlerësohet thonë studiesit.
Në këtë artikull, të përgaditur nga Medicalnewstoday, do flasim për pesë arsyjet të kësaj situate shqetësuese të krijuar kudo në botë.
1)Masat e kontrollit mbi infeksionet funksionojnë
Studiuesit në Hong Kong kanë vlerësuar ndikimin që ka pasur shpërthimi i virusit në 43 spitalet publike atje, përcjell Gazeta Shneta.
Numrat janë inkurajues: Në 6 javët e para nga fillimi i përhapjes së virusit, 413 punonjës të kujdesit shëndetësor trajtuan 42 raste të konfirmuara të COVID-19.
Nga këta punonjës, 11 kishin ekspozim të pambrojtur ndaj koronavirusit të ri.
Si rezultat i zbatimit të praktikave më të mira për kontrollin e infeksionit, asnjë nga personeli i kujdesit shëndetësor nuk e kontraktoi virusin gjatë periudhës së studimit.
Për më tepër, nuk ka ndodhur asnjë infeksion i fituar nga spitali.
Dr. Vincent Cheng, nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Spitalin “Queen Mary” në Hong Kong, dhe kolegët e tij përfundojnë:
“Masat e duhura të kontrollit të infeksionit spitalor mund të parandalojnë transmetimin e lidhur me kujdesin shëndetësor të koronavirusit (të ri).
Pastaj, vigjilenca në praktikën e higjienës së duarve, veshja e maska kirurgjikale në spital dhe përdorimi i duhur i pajisjeve mbrojtëse personale në kujdesin e pacientëve”.
2)Marrja e virusit mund të mbrojë kundër reinfeksioneve të ardhshme
Një studim të zhvilluar në kafshë eksperimentale u tha se kontraktimi i SARS-CoV-2 – virusi që shkakton COVID-19 – mbron organizmin nga reinfeksionet e ardhshme.
Poashtu, Martin Bachmann, një profesor i vaksinologjisë në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me këtë cështje u shpreh:
“Unë mund t’ju them, nëse keni marrë (COVID-19) dhe jeni sëmurë vërtet, jam i sigurt se do të zhvilloni një përgjigje të antitrupave që do të zgjasë tutje gjithashtu.”
3) Një vaksinë kundër Covid-19, është duke u zhvilluar
Tani po zhvillohet një duzinë teste për të provuar një vaksinë të mundshme SARS-CoV-2 për herë të parë te njerëzit.
Zyrtarët qeveritarë paralajmërojnë se mund të duhen 12-18 muaj para se vaksina të dalë në treg dhe të shpjegojnë se qëllimi kryesor i këtij testimi aktual është të sigurohet që nuk ka efekte anësore serioze.
4) Një metodë e vjetër e trajtimit mund të luftonte COVID-19
Mjekët mund të jenë në gjendje të përdorin një metodë të vjetër të quajtur “terapia pasive me antitrupa” për të trajtuar COVID-19, sugjeron hulumtimi.
Metoda përfshin grumbullimin e gjakut nga një person që ka pasur virusin.
Përdorimi i serumit – pjesa që përmban antitrupa që luftojnë infeksionin – studiuesit shpresojnë të jenë në gjendje të injektojnë tek një person tjetër, duke parandaluar kështu një infeksion ose duke ndihmuar në luftimin e tij.
5) Sistemi ynë imunitar mund të mposhtë virusin
Një studim i ri rasti, i paraqitur në revistën ‘Nature Medicine’, dokumenton rastin e një paciente me COVID-19 e cila u shërua brenda disa ditësh.
Pacientja ishte një grua 47-vjeçare që kishte kontraktuar virusin në Wuhan, Kinë, dhe studiuesit ekzaminuan përgjigjen e saj imune në përpjekjen e tyre për të kuptuar shërimin e saj.
Prof. Katherine Kedzierska, dhe kolegët e saj gjetën një rritje të imunoglobulinave – lloji më i zakonshëm i antitrupave në mostrat e gjakut të gruas.
Shkencëtarët gjetën gjithashtu një numër të madh të qelizave kryesore imune, të tilla si qelizat ndihmëse të specializuara T, qelizat T vrasëse dhe qelizat B, në 7-9 ditë pas shfaqjes së simptomave. /Gazeta Shneta/