Për shumë njerëz ulja në një vend duke vendosur njërën këmbë mbi tjetrën është mjaft i zakonshëm.
Por, po ashtu shumë njerëz e dinë që kjo mund të sjellë pasoja të shumta në shëndetin tonë.
Edhe ulja në këtë mënyrë është mjaft atraktive sidomos tek femrat, por një pozitë e tillë është mjaft e rrezikshme.
Ja çfarë ndodh nëse vendos njërën këmbë sipër tjetrës?
Paralizë, qëndrimi ulur në këtë pozitë për një kohë të gjatë mund të paraqes rrezik për një paralizë të nervit të këmbës.
Rrit shtypjen e gjakut, studime të ndryshme treguan se ulja në këtë mënyrë paraqet një rrezik në rritjen e shtypjes së gjakut. Kur vendosni njërën këmbë mbi tjetrën, atëherë gjaku që pompohet nga zemra është më i madhë.
Edhe nëse nuk keni probleme me shtypjen e gjakut, më mirë është që të shmangni këtë pozicion në mënyrë që të keni çrregullime të qarkullimit të gjakut.
Pa balancimi i të dy këmbëve po ashtu sjell që një muskul të jetë më i gjatë në krahasim me tjetrin që është më i shkurtër, kjo mund të shkaktoj probleme me abdomenin tuaj.
Edhe pse shpesh keni dëgjuar se venat e zgjeruara janë si rrezultat i xhinseve, në fakt kryqëzimi i këmbëve sjell mundësi të inflamacionit të venave.
Së fundmi, ulja në pozicionin këmbë mbi këmbë mund të sjellë probleme të shumta edhe në dhimbje të shpinës.
Prandaj tentoni që të largoni këtë shprehi të qëndrimit sa herë që e gjeni veten duke u ulur në këtë pozitë.
Shkruar nga Dr. Valbon Gashi, kirurg vaskular./Gazeta Shneta/