Për disa femra, seksi mund të jetë i dhimbshëm me raste dhe kjo dhimbje mund të jetë si shkak i disa problemeve të zakonshme shëndetësore.
Në fakt, Health.com ka raportuar se 75% përjetojnë dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale në një moment të jetës së tyre, transmeton Gazeta Shneta.
Gjithsesi, më poshtë mund t’i gjeni 5 arsyet më të zakonshme që janë shkaktar të dhimbjes gjatë seksit.
1.Produktet higjienike
Disa ngjyra, aditivë dhe parfume të gjendura në sapunë mund të shkaktojnë inflamacion të lëkurës rreth vaginës.P ër ta testuar këtë gjë, ndërrojeni sapunin tuaj të zakonshëm me ndonjë natyral dhe shih nëse dhimbja reduktohet.
2.Infeksioni vaginal
Infeksioni vaginal mund të jetë shkak kryesor i dhimbjes gjatë marrëdhënies seksuale. Nëse gjendja përkeqësohet, preferohet të vizitohet gjinekologu.
3.Tkurrja spazmike
Kjo ndodh kur muskujt e vaginës kontraktojnë në mënyrë të pavullnetshme , gjë që mund ta bëjnë seksin më të dhimbshëm. Për një dhimbje të tillë, gjinekologu mund t’iu mësojë stërvitje që relaksojnë muskujt e legenit.
4.Vagina mund të jetë e thatë
Thatësia vaginale mund të shkaktohet nga një numër i madh gjërash; medikamentet, stresi, ndryshimet hormonale dhe dehidratimi. Është e rëndësishme që të konsumohet sasia e rekomanduar e ujit brenda një dite, e cila me raste arrin deri në 6 litra.
5.Cista ovariane
Nëse ndjeni dhimbje therëse gjatë seksit, partneri juaj mund të jetë duke goditur cistin ovarian. Për të shmangur këtë dilemë, gjëja më e mirë që mund të bëni është ta vizitoni gjinekologun./Gazeta Shneta/