Një ngrua nga qyteti i Jeruzalemit ka lindur fëmijën e 20-të, në moshën 42 vjeçe.
I gjithë stafi mjekësor që mori pjesë në lindjen e saj u habitën teksa ajo tha se ky ishte fëmija i 20- ë që sillte në jetë.
42- vjeçarja është bërë dhe gjyshe disa herë, pasi disa nga fëmijët e saj janë martuar dhe kanë lindur fëmijë.
Mes 20 fëmijëve, ajo ka dhe dy binjakë. Edhe pse ka lindur 20 fëmijë gruaja nga Jeruzalemi është larg rekordit për të qenë pjesë e librit Guinness, pasi rekordin e mban një ruse e shekullit të 18 e cila ka lindur plot 69 fëmijë./tvklan.al