Para 4 vjetësh shqiptarja Vilma Dule u sulmua me acid në fytyrë nga një burrë. Sot ajo kujton këtë moment më e fortë se kurrë.
“Sot 4 vjet më parë më 27 gusht 2013 isha duke shkuar në punë kur një burrë më sulmoi me acid.
Jeta ime ndryshoi nga ai moment.
Shumë njerëz kanë menduar se nuk do t’ia dal kurrë nga kjo ngjarje e rëndë. Nuk e mohoj se edhe vet kam menduar ndonjëherë kështu.
Por gjatë gjithë kohës ia kam kujtuar vetës se sa e bukur është jeta kur të jep mundësinë e dytë, dhe asnjëherë nuk do ta lë pa e shfrytëzuar për ta bërë jetën time më të mirë.
Në fakt, më është dashur të luftojë për ta ndryshuar fatin tim.
Sot, 4 vjet më pas, jam një grua shumë e fortë sepse e di që limitet i vendosim ne vet.
Sot, jam një grua që nuk kam nevojë të fshihem nga frika.
Sot jam një grua që kam zgjedhur të mos ndrydhem nga stereotipet e të bukurës, sepse bukuria iu takon atyre që kanë shpirt të pastër dhe në paqe me vetveten.
Sot, jam një grua që i pëlqejnë shenjat e saj.
Kjo është një storje e një gruaje që nuk do të dorëzohet kurrë”, ka shkruar ajo në faqen e saj në Facebook. /Gazeta Shneta/