Duke filluar nga flokët e shëndetshëm e deri te buzët e pashme, vaji i kokosit është zgjidhja juaj e bukurisë. Jua prezantojmë tetë sekrete natyrore të bukurisë me vaj kokosi.
Vaji i kokosit dallohet nga vajrat e tjera natyrore për arsye të ndryshme. Ai është i pasur me vitaminë K, e dhe me hekur. Ai ka edhe veti antibakteriale. Ky vaj është me të vërtetë i mrekullueshëm për shëndetin tuaj, transmeton gazeta Gazeta Shneta.
1. KONDICIONERI
Në të kaluarën, femrat kanë përdorur vaj të kokosit për t’u përkujdesur për flokët e tyre. Ato e dinin se, falë këtij vaji, do të kishin flokë të gjata, të trasha dhe shkëlqyese. Për shkak të kësaj, ka shumë shampon dhe trajtime që e përdorin këtë vaj, si njërin prej përbërësve kryesorë të tyre.
2. BALSAMI I BUZËVE
Vaji i kokosit është opsion i mirë kur keni buzë të çara. Kjo për shkak të sasisë së madhe të nutricientëve, aftësisë hidratuese dhe shijes së mirë. Ai ua bën buzët që t’ju duken të buta dhe të shëndosha. Çka duhet të bëni? Një opsion i lehtë është përzierja e pak vaji të ngrohur të kokosit me një lugë sheqer dhe me një sasi të vogël të mjaltit. Kjo ua mundëson heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës dhe të buzëve, gjë që mund ta bëni me anë të lëvizjeve rrethore.
3. ZBARDHUESI I DHËMBËVE
Sikur që thamë më parë, vaji i kokosit ka veti antibakteriale dhe anti-fungale. Kjo e bën atë ideal për luftimin e baktereve në gojën tuaj. Ai e eliminon edhe kariesin. Ekziston një trik për zbardhjen e dhëmbëve me vaj të kokosit. Çka duhet të bëni? E tëra që duhet të bëni, është që ta merrni një lugë gjelle vaj kokosi, për t’i larë dhëmbët në vend të pastës së dhëmbëve.
4. HEQËSI I GRIMIT
Vaji i kokosit është i mrekullueshëm për heqjen e grimit, meqë ai heq me lehtësi produktet që treten në ujë, sikur që është maskara. Kjo do t’ua mundësojë që ta keni një lëkurë të pastër dhe stabile. Po ashtu, ndikon edhe në zvogëlimin e rrudhave. Çka duhet të bëni? Zhyteni një copë pambuku në vaj të kokosit. Më pas, përdoreni atë për ta pastruar fytyrën tuaj dhe kapakët e syve. Nxit edhe rritjen e qepallave. /Gazeta Shneta/