Shtatzënia sjell me vete një kohë emocionuese, paksa me ndryshime.
Sidoqoftë, të dini se çfarë ndryshimesh ju presin, ju lejon të përgatiteni fizikisht për to, duke e bërë jetën tuaj shumë më të lehtë gjatë këtij udhëtimi 9-mujor shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Strijat
Një nga ndryshimet më të zakonshme që duhet të prisni në trupin tuaj gjatë shtatzënisë janë shenjat e strijes. Ato krijohen si rezultat i tërheqjes së lëkurës dhe zgjerimit për të akomoduar fëmijën tuaj në rritje.
Ndryshimi i madhësisë së këpucëve
Shumë gra kanë vërejtur se këmbët e tyre dukej se ishin rritur në një madhësi deri në fund të shtatzënisë. Kjo mund të ndodh nga pesha shtesë e bartur gjatë shtatzënisë apo nga relaksimi i hormonit, i cili relakson kockat dhe ligamentet për të rritur elasticitetin e trupit gjatë lindjes së fëmijëve.
Lëkura e thatë
Një tjetër ndryshim që mund të shihet gjatë shtatzënisë është lëkura juaj të bëhet e thatë.Me ndryshimet hormonale që marrin trupin tuaj, ky është një efekt anësor që ju patjetër që nuk mund ta parashikoni.
Madhësia e gjirit
Gjinjtë tuaj do të vazhdojnë të rriten gjatë shtatzënisë dhe madje edhe pas lindjes së foshnjës tuaj./GazetaShneta/