Jeni të kujdesshëm për të shmangur infeksionin COVID-19 ; qëndroni në shtëpi, lani duart dhe fshini sipërfaqet e prekura.
Mendoni në këtë mënyrë, kur koronavirusi sulmon trupin tuaj ai po bën një betejë kundër jush shkruan webmd, transmeton GazetaShneta.
Ndërsa, jeni në shtëpi, pse të mos filloni të përgatiseni dhe ta mbroni sistemin tuaj imunitar për atë sulm?!
Këtu janë 4 mënyra për tu përgatitur:
1)Ushtroni. Kur stërviteni, jo vetëm që muskujt tuaj forcohen, por kjo ndikon edhe në sistemin tuaj kardiovaskular.Për më tepër, vrapimi ose ecja mund të lëshojë kimikatet që i japin humorit tuaj një forcim.
2)Hani mirë. Shtoni antioksidantë dhe ushqime që forcojnë imunitetin në dietën tuaj. Dhe mos harroni të shtoni vitaminën C natyrale – portokallet janë një burim i shkëlqyeshëm, por kështu janë kivit, spec i kuq dhe domatet.
3)Fleni mirë. Kur jeni kryesisht në shtëpi, nuk ka asnjë arsye pse nuk mund të flini 7-8 orë gjumë. Gjumi ndihmon të rindizni sistemet dhe mund të ndihmojë në çlirimin e citokinave – proteinë që mund të ndihmojë sistemin imunitar të luftojë infeksionet.
4)Dhe sigurohuni që të kontaktoni me miqtë. Marrëdhëniet janë kaq të rëndësishme dhe distanca fizike nuk ka pse të thotë distancim emocional./GazetaShneta/