Djegiet e brendshme të vaginës janë një ndjesi që bëhen shumë irrituese nëse janë konstante. Kjo vjen si një sërë arsyesh, të cilat do t’i ndjekni më poshtë.
Djegia mund të vijë kryesisht si pasojë e një infeksioni
Dhimbjet ju ngacmojnë gjatë momentit që urinoni apo kryeni marrëdhënie. Ndjesia e djegies shpesh shoqërohet me sekrecione dhe erë të keqe. Mund të bëhet fjalë për një bakter të mundshëm ose për një infeksion seksualisht të transmetueshëm.
Irritim
Higjiena është po ashtu shkaktar i gjendjes së vaginës. Nëse nuk bëni dush pasi jeni stërvitur, qëndroni gjatë me mbathje të djersitura apo larjen e zëvendësoni me peceta të lagura, do ta irritoni organin.
Hormonet
Ndryshimet hormonale sjellin një tharje në brendësi të vaginës, çka shkakton kruajtje dhe djegie. Kjo ndodh gjatë shtatzënisë, menopauzës, paramenopauzës apo gjatë pirjes së kontraceptivëve.
Probleme me lëkurën
Mbase keni thjesht një irritim të lëkurës, por të qenit afër me pjesën e brendshme, ju duket sikur djegia vjen që aty. Mund të keni ekzemë ose psoriazë. Një kontroll mjekësor ju tregon më mirë se cili është rasti juaj./Shendeti.com.al/