Gjatë ditës së djeshme në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, kanë lindur 33 bebe.
31 nëna kanë sjellë bebet e tyre në jetë, ku dy prej tyre kanë lindur binjakë, raporton Gazeta Shneta.
Sipas gjinisë, në raport janë regjistruar 19 djem dhe 14 vajza.
Tetë nëna kanë kryer lindjen me prerje cezariane, ndërsa 13 gra janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/