Kanceri i gjirit është një ndër kanceret më të zakonshme tek gjinia femërore.
Ndonëse kjo formë agresive shoqërohet me shenja të hershme, jo shumë gra janë në gjendje t’i kuptojnë këto para-simptoma, duke i mundësuar metastazën e sëmundjes, e cila mund të çojë edhe deri në vdekje, transmeton Living.
Gjithsesi, Instituti Kombëtar i Kancerit beson se ekzistojnë tri veprime të vërtetuara shkencërisht që parandalojnë përhapjen e kësaj sëmundjeje.
1.Ushqeni fëmijën me gji: Ushqyerja me gji lidhet me një rrezik më të ulët për zhvillimin e kancerit të gjirit tek nënat.
2.Kufizoni alkoolin: Vazhdojnë të shtohen të dhënat që tregojnë për lidhjen mes alkoolit dhe rrezikut të madh për zhvillimin e kancerit.
3.Ndiqni një dietë të pasur në perime (sidomos karota).