Kërkesat e vjehrrave nganjëherë mund të jenë qesharake, mirëpo duhet të përballeni me to. Ndonjëherë marrëdhëniet me vjehrrat bëhen më të komplikuara. Dhe ndoshta pak e tensionuar. Por me shpresë jo shumë të zymtë. Nëse kjo tingëllon e papërshtatshme, këtu janë disa këshilla për të lundruar një oqean më të qetë dhe më të kaltër me vjehrrën tuaj.
1.Shtiruni deri sa ta bëni për vete
Disa thonë se mënyra më e shpejtë për të ndryshuar një disponim është të ndryshoni sjelljen e bashkangjitur bashkë me të. Ose me fjalë të tjera, veproni ashtu si dëshironi të ndiheni. Në vend që ta friksoni vjehrrën dhe të futeni me të në situata acaruese, hyni në një karakter tjetër – eksperimentoni me një kornizë më të qetë dhe më të lehtë të mendjes. Ose të paktën veproni si ajo.
2.Qendroni në fushbetejën tënde, por leni pak hapësirë edhe për vjehrrën
Ne që të gjithë jemi të rritur dhe që të gjithë kemi mënyrën tonë të zgjidhjes së problemeve. Kështu, nëse vjehrra juaj nuk pëlqen mënyrën se si pastroni, mos u inatosni, përkundrazi kthejani me mirësjellje. E njejta vlen edhe nëse qortoheni në mënyrën se si zgjidhni t’i rritni fëmijët tuaj apo si vendosni ta celebroni një festë.
3. Jepuni atyre privilegjin e një gjyshe
Shpesh konfliktet rriten kur nipërit mbërrijnë. Po, ju patjetër keni rregullat tuaja dhe stilin e prindërimit, por duhet të ketë pak hapësirë për disa privilegje të prindërve të gjyshërve. Ta keni qartë se në cilën kodër jeni të gatshëm të vdisni, dhe në cilat prej tyre do të mbyllni sytë dhe do të numëroni deri në dhjetë./Gazeta Shneta/