Nga ndryshimi i ngjyrave të vaginës e deri tek venat varikoze, që të gjitha këto i rezervon mbajtja e një fëmije në bark.
Si një grua shtatzënë që vendos të bëjë lindje natyrale, jeni në dijeni se foshnja juaj do të del përmes vaginës tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Por, para se ajo të dalë, shumë gjëra të pabesueshme mund t’i ndodhin zonës intime ndërsa jeni në pritje.
Vagina juaj do të marrë ngjyrë blu
Ngjyra rozë zakonisht është ngjyrë simbolizuese e vaginës, por mbajtja e një foshnje në bark mund të ndryshojë ngjyrën në blu apo në të vjollcë.
Në fakt, ndërrimi i ngjyrës mund të jetë një nga shenjat e para që tregon se jeni shtatzënë.
“Deri në gjashtë javë në shtatzëninë vagina, stomaku dhe qafa e mitrës mund të marrin një ngjyrë të kaltër ose ngjyrë vjollcë, falë rritjes së qarkullimit të gjakut”, thotë Brett Worly, MD, një mjek obstetër-gjinekolog në Universitetin Shtetëror të Ohajos, Wexner Medical Qendra në Columbus, Ohio.
Mund të ketë gjak
Shtatzënia nënkupton një përfundim të menstruacioneve, megjithatë gjakderdhja në tremujorin e parë është e zakonshme.
Megjithatë, sa herë keni gjakderdhje gjatë shtatzënisë, duhet ta njoftoni mjekun tuaj këshillon mjeku obstetër-gjinekolog L. Rosser.
Mund t’iu dalin venat varikoze
Këmbët nuk janë pjesa e vetme e trupit që është e prekshme ndaj venave të fryera dhe atyre varikoze.
Venat varikoze në vaginë dalin si kombinim i rritjes qarkullimit të gjakut dhe çrregullimit të hormoneve gjatë shtatzënisë.
Por, lajmi i mirë është se gjendja shëndetësore mund të shfaqet vetëm në gjashtë javët e para të shtatzënisë./Gazeta Shneta/