Një adoleshente e cila mendonte se dhimbjet e saj të stomakut ishin për shkak të menstruacioneve të saj ka folur për tronditjen e saj kur mjekët duhej të hiqnin një cist me madhësi prej 15cm.
Rebecca W, 18 vjeçare, duhej ta hiqte vezoren e saj, sepse ajo thoshte se masa ishte shtremberuar perreth dhe ‘vrau’ organin.
Nxënësja e nivelit A kishte përjetuar dhimbje të mprehta në stomak dhe në këmbë çdo muaj që nga mosha 12 vjeçare.
Ajo pretendon se mjekët nuk e morën parasysh duke i cilësuar dhimbjet si jo të rrezikshme, por këmbëngulja e saj bëri që ata ta shihnin me ultratinguj, raporton DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Mjekët përfundimisht zbuluan një masë 11 cm – e cila ishte 15 cm deri në kohën kur u hoq në shkurt të vitit të kaluar.
Ajo tha: “Unë isha duke përjetuar dhimbje të veshkave në anën time të majtë, dhimbje të forta në të majtë të kofshës, dhimbje barku dhe periudha dhe në çdo kohë të muajit unë do të merrja një goditje të mprehtë që do të zgjaste sekonda, por ishte e tmerrshme”.
Cista ishte fillimisht 11 centimetra, por deri në kohën kur ajo duhej operohej – tre muaj më vonë – ishte 15 centimetra.
Ajo kishte një salpingo-ooforektomi të njëanshme – ku hiqet vetëm një vezore dhe tub fallopian./Gazeta Shneta/