Pas një aksidenti që ndodhi në një pishinë në Mitrovicë, një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Express babai i të ndjerit Adonis Boja. Ai thotë se djali ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
I mituri nga Mitrovica e Veriut, sipas raportimeve, pas zhytjes në pishinë nuk ka mundur të dalë vetë më, por është nxjerrë nga të pranishmit në gjendje të rëndë, pasi që dyshohej se ka pësuar gjakderdhje të brendshme.
Ai kishtë pësuar vdekje klinike, ndërsa ka qenë duke u trajtuar në QKUK.