Pra jeni në një lidhje dhe femra juaj fillon të ankohet. Ajo ju thotë se nuk po e kuptoni dhe ajo sinqerisht do të dëshironte të bënit “ca gjëra”. Nuk janë të mëdha gjërat që e bëjnë atë të lumtur: nëse u kushtoni më shumë vëmendje detajeve të vogla do të thotë për të shumë. Ajo nuk do vetëm dhurata të shtrenjta-ajo ka nevojë që ju të mendoni për të.
Ja disa ide që ju ndihmojnë të bëni “ca gjëra të vogla” që ajo i do me të vërtetë:
1. Fërkoja shputat para se ajo të ju thotë ta bëni këtë gjë. Bëhu se po doni të bëni kështu.
2. Përgatite darkën ndonjë mbrëmje. Mos e pyet nëse do t’ia përgatisësh darkën. Bëje darkën para se të vijë në shtëpi.
3. Ndezi dritat që kur ajo të arrijë në shtëpi ta gjejë në ambient të këndshëm në vend se të errësuar e të ndriçuar vetëm me televizor e gjëra të tjera.
4. Dërgoja një mesazh në mes të ditës duke i shkruar “Më mungon buzëqeshja jote e mëngjesit” apo “Nata e kaluar ishte mahnitëse!” apo “Biseda që patëm mbrëmë ishte madhështore”.
5. Dërgoja një kartolinë elektronike eCard në mes të ditës… diçka të ëmbël që ia përkujton sa e doni.
6. Nëse shkon në udhëtim pune, ofroi ta vozitësh deri në aeroport apo shko e merre kur të vijë dhe bëja jetën sa më të lehtë.
7. Leje ta mbajë digitronin e televizorit edhe ajo nganjëherë. Mos e monopolizo atë. Vetëm jepja dhe ajo të ulet e të kënaqet duke i shikuar emisionet e veta. Pastaj edhe ju mund të gjeni diçka interesante që i pëlqen asaj dhe bisedoni.
8. Bëji ofertë për t’ia hekurosur këmishën e saj.
9. Pastroje banjën pa e pyetur më parë. Mos rri ulur e duke injoruar hallakamën nëpër tualet. Nëse nuk e dini ajo çmendet nga kjo, nga uji i stërpikur gjithandej, prandaj fshijeni atë para se ta shohë.
10. Nëse punoni diçka bashkë me të, mundësojani edhe asaj të bëjë të sajën, mos e “neutralizoni”.
11. Bëni dush bashkë, pastaj laja flokët, pastroja shpinën dhe bëri masazh. Bëje këtë dhe kënaqu!
12. Nëse ua dërgon një mesazh, dërgoja edhe ti. Bëje! Mos thuaj do t’ia dërgoj… bëje!
13. Befasoje duke bërë plane. Thuaj asaj “Do të dalim sonte e dashur”. Mund të dilni vetëm për një kafe apo edhe për të ngrënë darkë bashkë. Marrja e iniciativës është me rëndësi.
14. Vendos një ditë të javës si ditë takimi. Dilni sikur për të parën herë.
15. Thirre në mes të ditës dhe thuaj tungjatjeta. Mos prit të ju thërrasë.
Mund të jetë e thjeshtë ta bëni të lumtur atë. Nuk është e domosdoshme t’i jepni gjëra që kushtojnë vetëm financiarisht. Janë gjëra të vogla./Gazeta Shneta/