Ngrënia e vetëm 15 luleshtrydhe në ditë ju mbron juve nga kanceri i gjirit , sipas një studimi të ri mjekësor.
Shkencëtarët përdorën një ekstrakt nga luleshtrydhet për të ushqyer minjtë femra me tumor të kancerit të gjirit shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Në total, luleshtrydhet përbënin 15 për qind të ushqimit të minjve. Kjo përqindje është shuma e përditshme e rekomanduar e frutave që ne duhet të hamë çdo ditë.
Pas pesë javësh, në shtimin e dietës luleshtrydhet, minjtë nuk treguan asnjë shenjë të përhapjes së kancerit dhe në shumicën prej tyre, tumoret madje u tkurrën.
Megjithatë, studiuesit theksuan se rezultatet nga testet e kafshëve nuk nënkuptojnë se do të kenë të njëjtat efekte tek njerëzit./Gazeta Shneta/