Ju mund të keni fëmijë që janë si “bombë me sahat” që mund t’iu plasë vaji çdo sekond apo të vegjëlit tuaj durojnë shumë për të bërë namin pastaj…
Cili do që mund të jetë rasti juaj, ju gjithmonë duhet të jeni të përgatitur që të qetësoni fëmijët tuaj, përcjellë GazetaShneta nga “Mother.ly”.
Si prindër ju vendosni bazat e eduktatës emocionale të fëmijëve tuaj, andaj sa më herët që filloni t’i edukoni aq më e lëhtë bëhet per ta.
Herët tjetër kur jeni duke u përballur me një nevkriosje serioze të fëmijës mbani mend këto fraza; futni në funksion dhe do ia shihni efektet:
Në vend se të thuash: Mjaft i hedhe gjerat
Thuaj: Më duket se lojërat që po i hedh, nuk do të luash më me to. A eshtë e vërtetë?
– Kjo metodë do të hapë kanalet e komunikimit me fëmijën. Në vend se ta kritikoni me rreptësi, i mundësoni hapësirë për përgjigje. Kjo përgjigje do e bëjë të reflektojë, përcjellë GazetaShneta/
Në vend se të thuash: Fëmijët e rritur nuk sillen kështu
Thuaj: Edhe fëmijët e rritur e madje edhe më të moshuarit mund të kenë veprime të pamatura. Këto gjëra do të kalojnë
– Nuk është e shëndetshme për shëndetin mendor të të fëmijës që t’ia ndaloni të ndjejë emocione qofshin ato edhe zemërim dhe inat.
Në vend se të thuash: Mos u bëj nervoz
Thuaj: Edhe unë bëhem nervoz ndonjëherë. Eja t’i derdhim të gjitha nervozat jashtë së bashku
– Sipas disa studimeve shkencore është vërtetuar se nëse lëshojmë zera nga nervosa, kjo mund të na lirojë edhe psikikën tonë. Zgjedheni momentin dhe vendin e duhur, duke u siguruar që nuk do të shqetësoni fjamiljarët tjerë ose fqinjtë…
Në vend se të thuash: Mos guxo të godasësh
Thuaj: Është në rregull të bëhesh nervoz. Por nuk mund të të lejoj të godasësh dikë. Ne duhet t’I mbajmë tjerët të sigurt
– Kjo fraze u jep mesazhin fëmijëve që ata mund ta ndjejnë atë emocion momental por veprimi I dhunshëm nuk arsyetohet.
Në vend se të thuash: Mos u bëj kaq i pa marrë vesh
Thuaj: E di se kjo për ty është e vështirë. Ne mund t’ia dalim së bashku
– Kështu e siguroni fëmijës që jeni duke e mirëkuptuar dhe se së bashku do të punoni për ta përmirësuar gjendjen.
Në vend se të thuash: Haje ushqimin ose do të flesh i uritur
Thuaj: Çfarë don të shtosh që ta bëjmë këtë ushqim më të shijshëm?
– Duke folur në këtë mënyrë ju i hapni mendjen fëmijës tuaj se për çdo problem ka një zgjidhje të dytë.
Në vend se të thuash: Dhoma jotë është e pështirë! Je i dënuar deri sa ta pastrosh
Thuaj: Si thua ta pastrojmë së bashku këtë këndin e lezetshëm të dhomës tënde?
– Pastrimet gjithmonë janë aktivitete të padëshiruara nga fëmijë. Bëjani të ditur se do e ndihmoni për ta rregulluar dhomën. Sigurohini që këtë ta bëni së bashku dhe asnjëherë pa praninë e tyre. Ndryshe do të llastohen.
Në vend se të thuash: Do të largohemi menjëherë nga këtu (parku i lojërave, dyqani…)
Thuaj: Çfarë dëshiron të bësh para se të ikim?
– Fëmijët gjithmonë duhet të vihen para një procesi zgjedhjesh. Kështu, pa e ditur ata do të detyrohen që të zgjedhin njërin nga opsionet.
Në vend se thë thuash: Mjaft u ankove
Thuaj: Jam këtu për ty. Si mendon që mund ta gjejmë një zgjidhje?
– Kjo përgjigje e impnon fëmijën që të ketë një sens të përgjegjësisë. Mund ti kërkoni që të mendojë rreth disa zgjedhjeve të mundshme për problemet që po ankohet.
Ne vend se të thuash: Shko në dhomën tënde
Thuaj: Do të qëndroj këtu me ty deri sa të jesh gati për një përqafim
– Izolimi i fëmijës në dhomën e tyre asnjëherë nuk ka qenë mënyra e duhur. Zëvendësojeni këtë sjellje duke i dhënë fëmijëve hapësirën qe u duhet deri sa ata të ndihen të gatshëm që të flasin sërish
Në vend se të thuash: “Ma more fytyën”
Thuaj: Eja të shkojmë me një vend pak më privat
– Nuk sillet gjithçka rreth jush. Ndjenjat e fëmijës tuaj kanë më shumë rëndësi. Duke u larguar nga një situatë e sikletshme ti po e mundëson një moment që nuk tërheqë vëmendjen e tjerëve.
Në vend se të ofshani dhe të rrokullisni sytë
Mundohuni që ta shikoni fëmijën në sy, kujtojani fëmijës anët e tyre më të forta dhe buzëqesheni. /GazetaShneta/