Pas 9-muajsh të mrekullueshëm shtatëzanië, dita e lindjes së foshnjës tuaj hyn në mesin e eksperiencave më të rëndësishme në jetën tuaj. Por, a jeni përgatitur për këtë ditë, dhe a i dini shenjat e para të afrimit të lindjes?
Nëse jo, ja ku i keni 11 simptomet më të shpeshta që tregojnë se jeni fare pranë lindjes:
1. Ujërat tuaja shpërthejnë. Kjo është gjëja e parë që duhet ta prisni, por momenti kur lëngu nga qesja amniotike që mbështjell beben tuaj, shpërndahet poshtë këmbëve tuaja, do të thotë se bebja është nisur të dal nga mitra.
2. Ndjesia e djegies në krahërorin tuaj. Bebja juaj zbret poshtë në pelvisin tuaj disa javë para datës së caktuar për lindje, prandaj ndjehuni të lehtësuara nëse keni pasur ndjesinë e pakëndëshme gjatë shtatëzanisë në krahërorin tuaj.
3. Dhimbjet e shpinës. Një dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës tuaj, nënkupton se bebja ka filluar të rrotullohet në pozitën e duhur dhe të gatshme për lindje.
4. Një sasi e sekretit me ngjyrë të kaftë, rozë, apo e kuqe e hapur do të shfaqet në mbathjet tuaja. Kjo nënkupton se bebja juaj është duke ardhur! Por, nëse kjo ka ngjyrë të kuqe të mbyllur, vizitoni mjekun tuaj për të bërë një kontrollë më të thellë.
5. Thithkat e gjoksit tuaj tajojnë. Në qoftë se ndjeni se bluzat tuaja kanë filluar të lagen paksa, kjo është një tjetër shenjë që iu tregon se trupi juaj është i gatshëm të ushqej beben brenda pak ditësh.
6. Diarea. Hormonet që ndihmojnë mitrën tuaj të krijoj kontraksione, nganjëherë mund të shkaktojnë edhe jashtëqitje apo diare, gjithmonë pak orë para lindjes.
7. Enjtje. Derisa bebja juaj lëvizë në pelvisin tuaj, ajo i shkakton më shumë presion vaginës tuaj, duke e shtyer atë edhe të enjtet paksa.
8. Ndalesa të shpeshta në toalet. Kur bebja zhvendoset në pozitën e lindjes, ju do të ndjeni nevojë më të shpesht për të kryer urinim.
9. Rritje e menjëherëshme e energjisë. Shumica e femrave ndjejnë një ndezje të energjisë së flakët disa ditë para se të afrojë dita lindjes.
10. Ecja ndryshe. Nëse ecja juaj fillon të ngjasojë me ecjen e patave apo shotave, kjo tregon se bebja juaj vetëm sa nuk ka arritur!
11. Kontraksionet. Kontraksionet fillojnë zakonisht, goxha të dobëta, të ngjajshme me dhimbjet para ciklit menstrual, pastaj fillojnë të rriten çdo herë e më shumë dhe të shtojnë intenzitetin e tyre. /Gazeta Shneta/