Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë paraqitur 11 raste, ku 9 nga ta kanë marrë trajtimin në këtë klinikë. Në mesin e tyre ka qenë edhe një fëmijë, në të cilin është dashur të kryhet një intervenim në gisht. Lajmin për të gjitha këto e ka konfirmuar për Express Hamdi Ramadani, drejtor i Infektivës.
“Nga janari deri më sot në klinikën tonë janë kontrolluar nëntë raste të cilat kanë qenë të nevojshme që edhe të ndalen për mjekim spitalor. Nga këto raste, Prishtina i ka pasur 2, Graçanica 1, Hani i Elezit 1, Lipjani 2 dhe Skënderaj 1. Kurse raste ambulatore kanë qenë dy raste”, ka thënë Ramadani.
Për të gjitha këto raste Ramadani thotë se e kanë serumin kundër kafshimit.
“Për momentin ne kemi serume të mjaftueshme kundër kafshimit të gjarprit”, deklaroi ai./Gazeta Express/