Me projektligjin e rishikimit të buxhetit për vitin 2017, Qeveria i kishte hequr 11 milionë euro nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, për t’i paguar veteranët e UÇK-së.
Ky vendim i Qeverisë ishte kundërshtuar ashpër nga opozita, duke akuzuar se po merr para nga shëndetësia por t’i paguar falsifikatorët e listave të veteranëve, shkruan Gazeta Shneta.
Por sot deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se 11 milionë euro janë rikthyer në buxhetin e shëndetësisë.
“Në Komisionin të cilin e udhëheq, sapo i rikthyem 11 milionët e hequra nga Fondi i Sigurimeve në buxhetin e shëndetësisë për këtë vit”, ka shkruar Abdixhiku.
Lexoni postimin e tij të plotë:
Kur don e insiston edhe ja del.
Në Komisionin të cilin e udhëheq, sapo i rikthyem 11 milonët e hequra nga Fondi i Sigurimeve në buxhetin e shëndetësisë për këtë vit.
Këto para të rikthyera do të shërbejnë për barna falas ndaj pacientëve dhe shërim jashtë vendit – e rëndësishme për shumë jetë.
Falenderoj anëtarët e Komisionit e Ministrinë e Financave për mirëkuptim dhe pranim. Pra qenka e mundshme!