Shpesh nje lindje më e gjatë se zakonisht mund të sjellë nevojën e një operacioni dhe kjo do të ishte më mirë të evitohej duke qënë se mund të ketë pasur edhe rreziqet përkatëse.
Përse një lindje mund të zgjasë më shumë se zakonisht?
- Hormonet nuk janë në nivelet e duhura. Zakonisht kjo mungesë hormonesh do të bëjë që lindja të mos vazhdojë në mënyrën e duhur.
- Nëse ju keni kryer shumë teste vaginale para shtatzanisë, do të jeni më të prirura për të pasur një lindje më të gjatë. Zakonisht këto teste e prishin funksionimin natyral të vaginës dhe uterusit.
- Gruaja vuan nga diabeti gestacional. Pra nga diabeti i shfaqur në shtatzani gjë që ndikon në uterus dhe për pasojë duhet të kurohet në mënyrën e duhur.
- Keni marrë në mënyrë të rregullt ushqime të konservuara. Ato përmbajnë elementë që ndikojnë negativisht në lindje duke qënë se prishin balancën e hormoneve.
- Fëmija është tepër i madh. Në këtë rast lindja do të jetë më e gjatë pasi madhësia e fëmijës zgjat mitrën tuaj dhe krijon presion shtesë në qafën e mitrës.
- Nuk jeni ushqyer në mënyrën e duhur. Gjaku nuk përmban elementët e duhur dhe për pasojë fëmija do të rritet më pak, gjë që ndikon në zgjatjen e kohës së lindjes.
- Keni një plan ushqyerje jo të rregullt. Mund të duket e njëjtë me pikat e mësipërme por nuk është. Ju mund të konsumoni të gjitha frutat, perimet, mishin, peshkun por nuk konsumoni vaktet në mënyrën e duhur duke qënë se keni uri. Kështu fetusi nuk merr ushqim në mënyrë konstante.
- Nuk keni një hidratim të mirë.
- Keni mungesë të aktivitetit fizik.
- Nuk bëni një gjumë të rregullt./pernenat.al/