Ecja mund të ofrojë përfitime të shumta shëndetësore për njerëzit e të gjitha moshave dhe niveleve të fitnesit. Ky aktivitet gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të caktuara dhe madje edhe të zgjatë jetën tuaj.
Ecja është lëvizje e disponueshme për të gjithë njerëzit dhe e lehtë për tu përshtatur në rutinën tuaj të përditshme, transmeton GazetaShneta.
Ja disa nga benefitet që i përfitoni nga ecja:
- Djegia e kalorive
Ecja mund t’ju ndihmojë të djegni kalori e që rrjedhimisht do të humbni edhe kilet e tepërta nga trupi juaj. Doza e vërtetë e kalorive juaj do të varet nga disa faktorë, duke përfshirë:
– shpejtësia e ecjes në këmbë
– distanca e ecur
– terreni (ju do të djegni më shumë kalori duke ecur përpjetë se san ë një sipërfaqe të sheshtë)
- Forcimi i zemrës
Duke ecur të paktën 30 minuta në ditë, pesë ditë në javë mund të zvogëlojë rrezikun tuaj për sëmundje koronare të zemrës për rreth 19 përqind. Dhe rreziku juaj mund të zvogëlohet edhe më shumë kur rritni kohëzgjatjen ose distancën që ecni brenda një dite, shkruan “Health Line”.
- Ulë sheqerin në gjak
Bërja e një shëtitje të shkurtër pas ngrënies mund të ndihmojë në uljen e sheqerit në gjak.
- Lehtëson dhimbjen e eshtërave
Ecja mund të ndihmojë në mbrojtjen e nyjeve, duke përfshirë gjunjët dhe ijeve. Kjo sepse ndihmon në lubrifikimin dhe forcimin e muskujve që mbështesin nyjet. Ecja gjithashtu mund të ofrojë përfitime për njerëzit që kanë artrit..
- Përmirëson imunitetin
Ecja mund të zvogëlojë rrezikn për t’u ftohur. Një studim i bërë në 1.000 të rritur gjatë sezonit të gripit ka gjetur se ata që ecnin në një ritëm të moderuar për 30 deri në 45 minuta në ditë kishin 43 për qind më pak ditë si të sëmurë dhe më pak infeksione të traktit të sipërm të rrugëve të frymëmarrjes në përgjithësi.
Disa përfitime tjera:
– Energjizimi i trupit tuaj
– Përmirëson humorin
– Shton vitet e jetës tuaj
– Tonifikon këmbët tuaja
– Shton kreativitetin mendor/GazetaShneta/