Derisa gratë janë të pajisura me një aftësi të madhe të të nuhaturit, ndryshimi është normal dhe zakonisht ndodh pas tremujorit të parë.
‘’Në mënyrë evoulimi, ne mendojmë se kjo i ka dhënë grave më shumë aftësi sensitive në toksinat potenciale’’, thotë Dr. Jennifer Lang, nga Universiteti i Kalifornias.
Gjatë shtatzënisë, trupi juaj është më shumë fluid, duke përfshirë mukusin dhe gjakun.
Prandaj, është shumë normale që të keni vazhdimisht rrjedhje të hundëve.
Po ashtu gjatë larjes së dhëmbëve mund të shihni në brushën tuaj gjak, derisa kjo shihet të jetë krejtësisht normale gjatë shtatzënisë, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë shtatzënisë, marrdhëniet seksuale bëhen edhe më aktive, derisa shpeshherë mund të përjetoni orgazmën gjatë ëndrrave.
Jo të gjitha efektet që sjell progesteroni janë të mira, për shkak të djegësimit që paraqitet në zemër, dhe keni ndjesi sikur një therrje në gjoks.
Kualiteti dhe sasia e flokëve në kokën tuaj mund të ndryshojë jashtëzakonisht shumë, po kështu, shtatzënia mund të ndikojë në të pamurit tuaj.
E, ëndrra të shumta shfaqen gjatë kësaj periudhe kohore, e të cilat lidhen me stresin dhe shqetësimin për sigurinë dhe shëndetin e foshnjës./Gazeta Shneta/