Derisa ka qenë në modë në kohët më të hershme, por tani ka dalur jashtë trendit emri Aleksa për vajza.
Megjithëse u rendit si emri i 21-të më i popullarizuar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016, prindërit që kanë hobi teknologjinë nuk duan që vajzat e tyre ta kenë këtë emër të pajisjes teknologjike, transmeton Gazeta Shneta.
Emra të tjerë të njohur janë edhe Stan, që po përdoret çdo herë e më pak. Derisa, Ollie, emri i 69-të më popullor për një djalë, ka rënë dukshëm.
A mund të jetë edhe fundi për ‘Emën’?
Eksperti për emra në ChannelMum.com, tha se ‘megjithëse Aleksa ishte një zgjedhje popullore disa vjet më parë, askush nuk e dëshiron si emër për vajzën’.
Emrat e vajzave si ‘Felicia’ gjithashtu po shmangnen nga përdorimi sepse është temë e mjegullt që po qarkullon në internet.
Studimi nga faqja e prindërve ChannelMum.com zbuloi se arsyeja më e shpeshtë për mospërdorjen e një emri ishte se ‘më kujton dikë që nuk më pëlqen’./Gazeta Shneta/