Natyrisht se çdokush përzgjedh në atë se a është më mirë të jesh motra e madhe apo e vogël, por një gjë është e sigurt, nuk ka ndjenjë më të mirë se të llogaritni në çdo kohë në dikë dhe i cili do të jetë gjithmonë pranë jush.
Në vazhdim lexoni 10 arsyet pse është e shkëlqyer të keni motër më të madhe.
1. Gjithmonë është një hap përpara
E ka hapur rrugën, para jush ka kaluar të gjitha grackat e jetës dhe problemet me prindërit. E din çka e zemëron, dhe ku qëndron indiferente. Është mjeshtër për nxjerrje nga situata të pakëndshme.
2. Dollapi i saj është më i mirë se i juaji
Kur keni qenë e vogël, sigurisht ju ka zemëruar fakti që duhet të vishni rroba të vjetra të motrës suaj. Vetëm se, në ditët e adoleshencës kuptojmë se dollapi i saj është i shkëlqyer dhe se në të fshihen rroba që doni t’i vishni. Edhe pse duhet ta lutni që të ju huazojë këmishën apo fundin e preferuar, megjithatë pranon sepse nuk mund të ju refuzojë asgjë.
3. Është e sinqertë
Kur askush tjetër nuk ju tregon të vërtetën, motra e madhe e bën atë.
4. Mund të mësoni nga gabimet e saj
Të gjitha gabimet klasike që i bëjmë gjatë rritjes ajo i ka bërë para jush, kurse juve iu mbetet vetëm të mësoni nga përvojat e saj.
5. Ajo është „udhërrëfyesi“ juaj për daljen në botë.
Prindët skeptik iu lejojnë të dilni në mbrëmje vetëm nëse motra e madhe është në praninë tuaj
6. Di se si t’iu qetësojë.
Të gjithë nganjëherë dramatizojmë pa arsye. Përderisa shoqet tona kryesisht e vuajnë minutën tonë të verdhë pa kundërshtim, motra e madhe nuk ka kohë për këtë. Ajo na qetëson me disa fjalë edukative në stilin e “motrës”.
7. Asnjëherë nuk ju gjykon.
Natyrisht se nuk pajtohet gjithmonë me ju, por respekton zgjedhjet dhe vendimet tuaja pa paragjykuar.
8. Gjithmonë mban anën e juaj
Pa marrë parasysh kundërshtimet dhe grindjet mes motrash, në momentet kur keni nevojë për mbështetjen e saj, ajo pa rezervë qëndron në anën tuaj, ashtu siç dinë vetëm motrat.
9. E vetmja që mund t’iu disponojë në sekondë
Është pranë jush që nga dita e parë, ju ka parë si rriteni dhe e din mirë çka ju trishton dhe çka ju kthen menjëherë buzëqeshjen në fytyrë. Nganjëherë ju duket se ka dhunti telepatike sepse në momentin e duhur di të thojë fjalët e duhura dhe të të disponojë menjëherë.
10. Pa të, nuk mund të durosh tubimet familjare
Mërziteni së bashku, e goditni me këmbë njëra tjetrën nën tavolinë kur anëtarë të familjes për të qintën herë përsëritin të njëjtin tregim (jo)argëtues, ndërhyni për të ndihmuar në përgjigjet klasike për fejesat dhe fëmijët./femra.net/